Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ndryshoni traditën dhe mbillni një pemë të Krishtlindjes

Foto: arkiv

13 000 pisha të bardha të gjalla dhe 12 800 pemë të llojit bredhë, shpërndanë gjatë kësaj jave nga iniciativa vullnetare Gorata.bg deri tek të gjitha pikat e Bullgarisë. “Tanimë 9 vjet ne ndryshojmë traditën dhe në vend që të presim pemët për festat, ne mbjellim të tilla”- thotë për Radion Kombëtare Bullgare Nikolla Rahnev, themelues i iniciativës. Deri në këtë moment, në sajë të ekipit të tij, në vendin tonë janë mbjellë më shumë se 1 400 000 pemë.  “Për herë të radhës kishte një interes shumë të madh. Gjatë aksionit të parë për 8 minuta morëm 1300 formularë” thotë Nikolla. Dërgesat me pemët e paketuara dërgohen akoma në ditën tjetër, kurse ekipi i Gorata.bg jep një instruktim se ku është më e përshtatshme që ato të mbillen dhe çfarë kujdesesh duhet të bëhen, kështu qe Bullgaria të kthehet në një vend më të bukur dhe të gjelbër. Qëllimi është që sivjet të mbillen midis 40 000 dhe 50 000 pemë krishtlindëse në të gjithë vendin, ku priten akoma dy fushata të tjera deri në fund të dhjetorit.

Përpiloi: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Thatësira dhe humbjet e fermerëve: KE hapi rezervën bujqësore të krizës

Fermerët në Europë vazhdojnë të përballen me vështirësi dhe sprova të mëdha, si në treg ashtu edhe për shkak të ngjarjeve të jashtëzakonshme që ndikojnë në prodhim. Pas protestave masive bujqësore në të gjithë BE-në që nga fillimi i vitit, fermerët po..

botuar më 24-10-01 8.21.MD

Holanda mbetet vendi më tërheqës për studentët bullgarë

Interesi për të studiuar jashtë te të rinjtë bullgarë po rritet - me 30% më shumë krahasuar me një vit më parë, dhe numri i studentëve që largohen për vitin akademik 2024-2025 është rritur me rreth 11%. Kështu ka thënë për programin “Hristo Botev”..

botuar më 24-10-01 4.23.MD

Gratë bullgare jetojnë 7.4 vjet më shumë se burrat

Kujtimet e Bullgarisë në 100 vitet e fundit mund t'i tregojnë 300 gra dhe 96 burra. Në Sofje ka më shumë njëqindvjeçarë, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave me rastin e 1 tetorit – Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve. 1 731 039..

botuar më 24-10-01 12.04.MD