Urdhri i parë i kryeministrit Kirill Petkov do të jetë për certifikatën jeshile të detyrueshme në Këshillin e Ministrave. Këtë ai e bëri të ditur përpara forumit „Powers summit“ në Sofje. Petkov u bëri thirrje bizneseve që të ndjekin shembullin e administratës për të ngritur nivelin e vaksinimit në vend.
Kryeministri caktoi tri prioritetet e qeverisë së re. E para është arsimi që nxënësit e sotëm të klasës së parë të jenë adekuat në tregun e punës deri në vitin 2080. Detyra tjetër e rëndësishme është kujdesi shëndetësor që punëtorët të mos jenë të sëmurë dhe detyra e tretë është të mos ketë asnjë të moshuar nën kufirin e varfërisë.
Para mesditës së ditës së enjte do të mbajë mot me mjegull. Rreth dhe pas mesditës, dukshmëria do të përmirësohet përkohësisht dhe do të mbizotërojë mot me diell. Do të jetë pothuajse e qetë. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 9° dhe 14°, në zonat..
GERB-SDS i bëri thirrje kryeministrit Dimitër Gllavçev që të tërheqë Marrëveshjen 10-vjeçare të Sigurisë me Ukrainën. Sipas Daniell Mitov nga GERB, momenti i zgjedhur nga Gllavçev për të sjellë këtë lloj marrëveshjeje në parlament është..
Qeveria në mbledhjen e sotme miratoi një vendim për vendosjen e përkohshme të kontrollit kufitar në kufirin e brendshëm bullgaro-rumun, si dhe për pezullimin e funksionimit të pikave kufitare në kufirin e brendshëm bullgaro-rumun dhe bullgaro-grek...