Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ne jetojmë në një botë ku çdo lëvizje jonë krijon të dhëna

Ka ardhur koha për të shijuar cilësinë tonë më të vlefshme - për të krijuar

Kanalet digjitale janë një nga mënyrat për të arritur tek bashkatdhetarët tanë jashtë vendit

Foto: arkiv

Sapo shfaqemi në tokën tonë, ne fillojmë të luajmë.Si të mitur, ne marrim rolin e prindërve, ndërtojmë godina, rrugë, ura, krijojmë komunitete dhe hapësira imagjinare. Kështu, nëpërmjet lojërave të fëmijërisë ne jo vetëm e njohim botën, por duke i aplikuar ato në aktivitete serioze bëjmë një hop cilësor si individë, por edhe në zhvillimin tonë në shkallë universale. Aplikimi i metodave të lojës në menaxhimin e marrëdhënieve njerëzore po hyn gjithnjë e më shumë në sektorët e ekonomisë, biznesit, marketingut, të qeverisë dhe joqeveritar. I ashtuquajturiGamification nuk është vërtet diçka e re, thotë Aleksej Potebnja, menaxher marketingu në qendrën interaktive për shkencë dhe teknologji "TechnoMagicLand" dhe pedagog  inxhinierie elektrike në Departamentin e Administrimit të Biznesit në Universitetin e Sofjes.

“Gamifikimi është modeli i njohur i homo ludens (personi që luan),” shpjegon ai. Ky është modeli i njeriut zbulues, i cili drejtohet nga kureshtja dhe mundohet të jetë i pari. Ky është modeli, i cili na lejon të luajmë, të bëjmë garë dhe në fund fare marrim një dekoratë”.

Aleksej  Potebnja

Instrumentet e lojës ndihmojmë të shpalosim dhe të zhvillojmë më tej mendimin tonë përtej kufijve të profesioneve tona, duke i transformuar në të reja, të cilat akoma nuk kanë emra. Për shembull me ndihmën e metodave inovative, numrat marrin jetë -“në një mënyrë dhe kuptim të mirë”, nënvizon Aleksej Potebnja.

“Jetojmë në një botë, në të cilën çdo një lëvizje që bëjmë krijon të dhëna – po vazhdon specialisti. Madje vetëm kalimi në metro gjeneron qindra radhë. Del se, disponojmë një informacion jashtëzakonisht të shumtë, të cilin ne nuk dimë sesi ta përpunojmë, prandaj dhe aty do të jetë e domosdoshme të ketë më shumë njerëz të rinj. Shumica sot frikësohen  nga hyrja e intelektit artificial dhe thonë - robotët do të na e marrin punën. Në fakt robotët kanë një veti jashtëzakonisht të vlefshme të mos të lodhen, të mos mërziten të bëjnë veprime të përsëritshme. Kështu që po vjen momenti që njerëzit të fillojnë të gëzohen dhe të shijojnë krijimin dhe cilësinë më të vlefshme të njeriut, e pikërisht të mund të krijojë”.

Ekzistenca e një informacioni të shumtë shpeshherë çon deri në lindjen e lajmeve të rreme, thotë  akoma Aleksej Potebnja dhe jep shembull me të ashtuquajturën “infodemi” rreth pandemisë nga Covid-19. Prandaj sipas tij është e domosdoshme paraqitja e profesionalistëve, të cilët të largojnë frikën e njerëzve nga përparimi i teknologjive.

“Këto frikësime janë të pabaza , aq më tepër se një ndryshim në rregulloren për mbrojtje të të dhënave personale në Bashkimin Evropian na detyron të mendohemi se çfarë informacioni po lemë dhe nëse ky akt është vullnetar - shton Aleksej  Potebnja. Në epokën tonë një nga gjërat më të mira është se çdo gjë, të cilën ne e bëjmë, na sjell përjetim.”


Kanalet digjitale janë një nga mënyrat dhe për arritjen deri tek bashkatdhetarët tanë jashtë shtetit.

“Bashkësitë bullgare jashtë kufirit kanë mundësinë e shkëlqyer të jenë aty ku duan - thotë akoma Aleksej Potebnja. Nuk pranoj se këta njerëz janë larg nesh, meqenëse në sajë të hapësirës digjitale ata mund të marrin pjesë aktivisht në jetën tonë. Dhe e gjithë kjo po ndodh, meqenëse punohet me guxim për përvetësimin e horizonteve të reja, të dijeve për sistemet informative të cilat bazohen në botën digjitale.”

Kurse që të mund të orientohemi në të, mësimi nuk duhet të ndalet asnjëherë. “Bota është një burim jashtëzakonisht i madh i befasive, i gjërave të bukura dhe nëse nuk shkojmë që t’i gjejmë, nëse ne nuk i studiojmë, nuk ka sesi t’i përjetojmë. Me fjalë të tjera nuk ka sesi të rastisë ajo magji, e quajtur jetë”, është i bindur  Aleksej Potebnja.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasilev

Foto: arkiv, Facebook /Aleksej Potebnja



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sukses bullgar në Turneun Ndërkombëtar të Fizikanëve të Rinj në Budapest

Ekipi bullgar u prezantua në një nivel jashtëzakonisht të lartë gjatë Turneut Ndërkombëtar të Fizikanëve të Rinj (IYPT) në Budapest, ku morën pjesë 38 vende nga e gjithë bota. Fizikanët bullgarë fituan medaljet e argjendta ekipore. Kjo është..

botuar më 24-07-27 9.15.PD

Pranojnë aplikime për rezidencë për përkthyes letrarë në bullgarisht

Data 9 tetor është afati i fundit për aplikime për rezidenca kërkimore për përkthyes letrarë nga bullgarishtja në kuadër të projektit Archipelagos, njoftoi fondacioni "Faqja tjetër". Rezidencat do të zhvillohen në Shtëpinë e Letërsisë dhe..

botuar më 24-07-26 6.31.MD

Sofja, Varna dhe Burgas transmetojnë drejtpërdrejt hapjen e Lojërave Olimpike në Paris

Hapen zyrtarisht Lojërat e Olimpiadës së 33-të Verore në Paris. Me këtë rast, kreu i shtetit Rumen Radev ndodhet në kryeqytetin francez për të marrë pjesë në hapje, me ftesë të presidentit francez Emanjuell Makron dhe presidentit të Komitetit Olimpik..

botuar më 24-07-26 7.45.PD