Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parlamenti vendosi një moratorium për çmimet e energjisë elektrike, ujit dhe ngrohjes qendrore

Foto: Ani Petrova

Deputetët krijuan një komision të përkohshëm për krizën energjetike dhe çmimet e larta të energjisë elektrike. U miratua propozimi i opozitës GERB-SDS për vendosjen e moratoriumit për çmimin e energjisë elektrike dhe ai do të ngrihet në nivelin e 1 janarit 2021. Propozimi u mbështet nga të gjitha grupet parlamentare, përveç Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS), e cila nuk mori pjesë në votim.

Debatet për krijimin e një komisioni të përkohshëm për krizën e energjisë dhe çmimet e energjisë elektrike zgjatën më shumë se dy orë. "Kur të doni të shtyni një vendim - krijoni një komision të përkohshëm, kjo është një klishe e vjetër parlamentare " vuri në dukje Hasan Ademov nga DPS. Sipas tij, qëllimi i komisionit është përgjegjësia të mbahet jo nga qeveria, por nga Parlamenti.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Po, Bullgaria" dëshiron që PP-DB të mbështesë një qeveri me një mandat të tretë

Udhëheqja e partisë "Po, Bullgaria" propozon një plan për koalicionin "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) për të testuar gatishmërinë për reforma në Legjislaturën e 50-të të Kuvendit Popullor. Nëse ka një vullnet të tillë për..

botuar më 24-07-09 9.26.PD
Dimitër Gllavçev

Bullgaria është përfaqësuar në Uashington nga kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev

Kryeministri në detyrë dhe ministër i jashtëm Dimitër Gllavçev do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s, nga 9 deri më 11 korrik në Uashington. Në delegacionin e kryesuar nga kryeministri do të marrin pjesë ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas..

botuar më 24-07-09 5.05.PD

Parashikimi i motit për 9 korrikun 2024

Gjatë natës do të jetë i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Të martën do të jetë sërish me diell dhe nxehtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 34° dhe 39°, në Sofje 33°. Do..

botuar më 24-07-08 7.35.MD