Bullgaria do të jetë mikpritëse e Kampionatit Ballkanik, që është kualifikim për Kampionatin Evropian të Volejbollit për të rinj deri më 18 vjeç. Turneu do të mbahet nga 12 deri më 16 janar 2022 në sallën sportive “Levski Sofia”, njoftoi Federata bullgare e Volejbollit. Kundërshtarë të skuadrës bullgare, të drejtuar nga Viktor Karagjozov, do të jenë skuadrat kombëtare të Serbisë, Turqisë, Rumanisë, Greqisë dhe Malit të Zi. Fituesi në këtë turne do të fitojë një kuotë të drejtpërdrejtë për kampionatin Evropian gjatë vitit të ardhshëm, që do të zhvillohet në Gjeorgji midis 9 dhe 18 korrikut.
Gjatë verës së vitit 2021 skuadra e Viktor Karagjozovit përfundoi në vendin e pestë në Kampionatin Evropian për të rinj në moshë deri më 17 vjeç. Tani skuadra jonë do të ketë shanse të mëdha për klasifikim në finalet evropiane dhe për shkak të përkrahjes së publikut bullgar.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Milena Todorova arriti suksesin më të madh për biatlonin bullgar të femrave në më shumë se dy dekada, pasi u rendit e treta në vrapimin 7.5 km në Kupën e Botës në Oberhof, Gjermani. Sportistja 26-vjeçare bullgare, e cila u rikthye në start pas lejes së..
Albert Popov triumfoi në sllallomin në Madonna di Campiglio të Italisë. Skiatori më i mirë bullgar korri fitoren e parë në karrierën e tij në Kupën e Botës pas një zbritjeje të dytë të jashtëzakonshme. Ai ishte i 8-ti pas zbritjes së parë, por në..
Sipas renditjes botërore të tenistëve të publikuar sot, Grigor Dimitrov ruan pozitën e dhjetë, ndonëse nuk arriti të mbrojë pikët nga titulli në Brisbane për shkak të lëndimit. Bullgari humbi 150 pikë dhe është me një aktiv nga 3200 – 5 më shumë se..
Ivan Vezjuv fitoi një medalje të artë në skijimin në 100 metra në Lojërat Olimpike Speciale Botërore Dimërore (Special Olympics) në Torino. Në të..