Vendosja e çipit në kartat e reja të identitetit do të jetë sipas dëshirës së qytetarëve, tha për BNR Ministri i Qeverisjes Elektronike Bozhidar Bojanov.
“Nuk do të ketë të dhëna personale në kartë. Në praktikë, ato janë në regjistra të centralizuar. Ekziston skepticizëm për teknologjitë, por nuk mendoj se ai është në masë. Nuk pres që shumë njerëz të heqin dorë nga ky opsion”, ka komentuar Bozhanov.
Për momentin, qytetari është korrier i administratës, është i mendimit Ministri, prandaj do të punohet që të hiqen një sërë certifikatash civile prej letre. Do të punohet gjithashtu për të krijuar një identifikim elektronik të aksesueshëm pa nënshkrim elektronik ose kod personal të identifikimit, shtoi Bozhanov.
GERB nuk do të mbështesë në asnjë pjesë buxhetin për vitin 2025. Këtë e deklaroi para gazetarëve në margjinat e parlamentit lideri i GERB-it, Bojko Borisov. Ai theksoi se ligji që detyron Ministrinë e Financave të përcaktojë një deficit prej 3% duhet..
Parlamenti po dëgjon ministrin në detyrë të bujqësisë dhe ushqimеvе, Georgi Tahov dhe drejtorin ekzekutiv të Agjencisë Bullgare të Sigurisësë Ushqimeve, Svetllozar Patarinski, për rastin me delet në Velingrad. Seanca është me kërkesë të Andrej..
Pasi Plenumi i Gjykatës dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të drejtësisë hoqën dorë nga kompetencat për të paraqitur kandidaturat për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, sot mblidhet sërish Këshilli i Lartë Gjyqësor. Mbledhja e sotme..