Paraditen e së mërkurës do të jetë me ngrica, me temperatura minimale minus 10 gradë Celsius, në bregdetin e Detit të Zi - deri në minus 4 gradë, në Sofje - rreth minus 8 gradë. Gjatë ditës do të ketë vranësira të shpërndara në pjesën më të madhe të vendit. Në jugperëndim të Bullgarisë moti do të jetë me diell. Temperaturat maksimale do të jenë nga minus 2 deri në 3 gradë, në Sofje - rreth minus 1 gradë.
Në male do të jetë me diell. Mbi malin Stara Pllanina do të ketë vranësira më të theksuara, por do të mbetet pa reshje. Do të fryjë erë mesatare veriperëndimore. Temperatura maksimale në 1200 m do të jetë minus 3 °, në 2000 m – deri në minus 9.
Të enjten temperaturat minimale dhe ato ditore do të rriten me 2-3 gradë.Të shtunën në vendin tonë do të kalojë një front i ftohtë atmosferik me reshje. Në Bullgarinë Veriore reshjet do të jenë nga shiu dhe bora, në Rrafshin e Trakisë së Epërme dhe në Bullgarinë Lindore do të ketë reshje shiu, ndërsa në fushat e larta të..
Me përjashtim të mbi 1000 zogjve të borës së malit (Fringilla montifringilla) të ngordhur më 1 janari 2025, në Qendrën e Shpëtimit të Kafshëve të Egra “Ballkani i Gjelbër”, ka të dhëna edhe për një numër më të vogël të shpendëve këngëtarë të ngordhur në..
Në një takim me Presidentin Rumen Radev, Shenjtëria e tij Patriarku bullgar Daniill e informoi atë për pasojat e vendimit përfundimtar të gjykatës për mundësinë e regjistrimit të një "kishe ortodokse" paralele. Gjatë bisedës Radev theksoi se Kisha Ortodokse..
Më 7 janar shënojmë 80 vjet nga të ashtuquajturat "Krishtlindjet e Përgjakshme". Më 7 janar 1945, në Maqedoninë e Vardarit filloi therja masive dhe..
Bisedimet për formimin e qeverisë së rregullt në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor nuk janë të rinovuar në këtë fazë. Kujtojmë se në..
Ministrja në detyrë e financave Ljudmilla Petkova mbrojti parametrat në projektbuxhetin për vitin 2025 para deputetëve të komisionit buxhetor. Ajo..