Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti dekoroi figura kulturore bullgare

Foto: BGNES

Presidenti Rumen Radev u dorëzoi çmime shtetërore artistëve dhe figurave publike të shquara bullgare.

Prof. Hikmet Mehmedov mori urdhrin më të lartë shtetëror “Stara Pllanina”. Ai është një nga emrat e njohur në historinë moderne të baletit bullgar.

Dirigjentja korale dhe ligjëruesja në Akademinë Kombëtare të Muzikës Prof. Adriana Bllagoeva u nderua gjithashtu me Urdhrin “Shenjtorët Kirill dhe Metodi”.

Me të njëjtin urdhër u dekoruan edhe aktorët Mihaill Petrov dhe Ljuben Çatallov.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbi gjysmë milioni bullgarë janë ndihmuar me një program evropian për të pafavorizuarit social

Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9 lloje të materialeve higjienike. Programi europian zbaton edhe operacionin “Dreka e nxehtë”,..

botuar më 25-02-22 1.35.MD
Pamje nga qyteti detar Nesebër

Parashikimi i motit për 22 shkurtin

Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në disa vende fushore. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi lindor, në Bullgarinë Lindore - deri në..

botuar më 25-02-21 6.55.MD

Bullgaria do të marrë helikopterin e dytë mjekësor deri në fund të shkurtit

Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..

botuar më 25-02-21 2.45.MD