Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Në Shkup po zhvillohen konsultime për të formuar një qeveri të re

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev ia ka dërguar dorëheqjen e vet Kryetarit të Parlamentit Talat Xhaferi. Ai thekson se rezultatet e zgjedhjeve të fundit, edhe pse lokale, për momentin politik në të cilin ndodhet vendi, kanë peshë kombëtare dhe politike. “Në kushte të tilla, për mua personalisht, për shkak të politikave në të cilat besoj, do të ishte politikisht e papërgjegjshme dhe e pajustifikuar para popullit tim dhe vendit tim që të vazhdoj ta udhëheq qeverinë në rrugën euroatlantike”, tha Zaev.
Anëtarësimi në BE është alternativa më e mirë për vendin, por nuk duhet të jetë në kurriz të vijave të kuqe të përcaktuara nga Parlamenti. Ne nuk duhet të fokusohemi në shpejtësinë e procesit të anëtarësimit, por në reformat reale, duke përfshirë sundimin e ligjit. Këtë e tha Presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin e tij vjetor në Parlament, transmetoi TV Alast-M.

Po përgatisin një certifikatë jeshile të detyrueshme për ata që punojnë në Rumani

Më shumë se 12 raste të Omikronit janë konfirmuar në Rumani. Qeveria po përgatit një ligj sipas të cilit qytetarët do të duhet të paraqesin një certifikatë jeshile për të shkuar në punë. Ai do t'u jepet personave me një kurs të plotë vaksinimi, atyre që janë shëruar nga Covid-19 dhe personave që kanë rezultuar negativë për koronavirus. Parashikohet që çertifikatat të futen pas 3 javësh radhazi me një shkallë infektimi në rritje. Rreth 40% e popullsisë së Rumanisë ka marrë dy doza vaksine dhe rreth 2 milionë kanë një dozë të tretë përforcuese.

Qiproja rifillon shpimet për gaz

Në zonën e jashtëzakonshme ekonomike qipriote u rifillua kërkimi i gazit pas pandemisë. Shpimi i parë duhet të sigurojë një vlerësim më të saktë të vëllimit dhe potencialit të eksploatimit të fushës së gazit “Glafkos”. Ajo u hap nga konsorciumi ExxonMobil - Qatar Petroleum në shkurt 2019 dhe është më i madhi deri më tani pranë ishullit. Sipas vlerësimeve paraprake, seksioni përmban nga 140 deri në 230 miliardë metra kub. Zhvillimi i ardhshëm i programit energjetik të Qipros varet kryesisht nga vlerësimi përfundimtar, tha Ministrja e Energjetikës Natasha Pilidou.

Në Tiranë nënshkruan marrëveshjet për “Ballkanin e Hapur”

Zbatuam iniciativën më të mirë dhe ajo do të ndryshojë fytyrën e Ballkanit, do t’u sjellë shumë përfitime qytetarëve. Këtë e deklaroi në Tiranë Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas Samitit “Ballkani i Hapur”. Në një konferencë për shtyp me kryeministrat e Shqipërisë - Edi Rama dhe të Maqedonisë së Veriut - Zoran Zaev, ai tha se është e rëndësishme që të vazhdohet puna për të gjitha çështjet, të hiqen taksat dhe një ditë të krijohet një bashkim doganor, të eliminohen kufijtë midis vendeve dhe të tërheqin më shumë investime. Vuçiq u shpreh i kënaqur me kontratat e nënshkruara dhe theksoi se ato ishin në diskutim në vazhdim të 2 viteve dhe ishin të vështira për t'u zgjidhur për shkak të procedurave të pafundme burokratike. Projekti i propozuar nga Beogradi u prit me protesta nga opozita shqiptare, raportoi BGNES.

E mbështesin lirën turke me masa të jashtëzakonshme

Kursi i këmbimit të lirës turke u rrit ndjeshëm pasi Presidenti Rexhep Tajip Erdogan njoftoi masa emergjente kundër rënies së shpejtë të monedhës kombëtare. Dollari ra në 11.51 lira, ndërsa euroja - në 13.85 lira. Masat e jashtëzakonshme për stimulimin e lirës turke premtojnë të kompensojnë humbjet e qytetarëve që kanë depozita në lira, nëse zhvlerësimi i monedhës ndaj monedhave të forta tejkalon normat e premtuara nga bankat, tha Erdogan. “Tani e tutje, asnjë nga qytetarët tanë nuk do të duhet të konvertojë depozitat e tyre në lira turke në valutë të huaj për shkak të shqetësimeve për kursin e këmbimit”, tha Erdogan. Masat synojnë të kufizojnë kërkesën e dollarëve me pakicë dhe t'i japin fund dramës disamujore me monedhën kombëtare, transmetoi agjencia Anadolu.

Përpiloi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: vlada.mk, ЕPА/BGNES, esa.int

Më shumë nga rubrika

Ekrem Imamoglu

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kryebashkiaku i Stambollit kritikoi marrëveshjen për emigrantët mes Turqisë dhe BE-së Kryetari i bashkisë së Stambollit dhe një kundërshtar i presidentit Erdogan, Ekrem Imamoglu, kritikoi ashpër marrëveshjen e vitit 2016 midis..

botuar më 24-06-21 1.47.MD

7 parti në parlamentin e ri, 7 pikëpamje për qeverisjen e ardhshme

​ Shtetësia vuan nga përçarja. Votuesi bullgar dëshiron ndryshime dhe detyra e politikanëve është t'i zbatojnë ato - të planifikuara, të ndërgjegjshme dhe të arsyetuara. Jetojmë në një kohë jashtëzakonisht dinamike, jetojmë në një kohë të ndarë. Me..

rinovuar më 24-06-19 4.41.MD
Prof.Ognjan Gerxhikov

Prof. Ognjan Gerxhikov: Ka ardhur koha për një ndryshim në sistemin zgjedhor dhe për shfaqjen e një projekti të ri politik kuptimplotë

Data 19 qershor 2024 është një datë themelore për Legjislaturën e 50-të të Kuvendit Popullor të Bullgarisë. Presidenti Rumen Radev thirri 240 përfaqësuesit e sapozgjedhur të popullit në seancën e parë. Me votimin e parakohshëm parlamentar, bullgarët..

botuar më 24-06-19 6.55.PD