Skiatorët alpinë bullgarë Albert Popov dhe Kamen Zllatkov arritën një renditje historike, duke përfunduar në 20 ndër më të mirët në sllallomin e natës të Kupës së Botës në Madonna di Campiglio, Itali. Popov përfundoi i njëmbëdhjeti në raundin e dytë dhe kështu arriti renditjen e tij më të mirë të sezonit, ndërsa Zllatkov u klasifikua në vendin e 19-të dhe shënoi pikët e tij të para në nivelin më të lartë konkurrues. Në klasifikimin e përgjithshëm Allbert Popov dhe Kamen Zllatkov zënë vendin përkatësisht të 70-të dhe 101-të.
Një numër rekord pjesëmarrësish do të startojnë gjatë kësaj të diele (më 8 maj) në maratonën e atletikës së lehtë në Varna, që është një pjesë nga iniciativa “Vrapimi si një mënyrë jetese”. Fokusi mbi pjesëmarrjen bullgare provokoi një interes të..
Legjenda e notit maratonë Petër Stojçev i shtoi akoma një medalje ari koleksionit të tij të pasur. Bullgari fitoi garën nga kalendari i Federatës Botërore të Notit në Akull në ujërat e Oqeanit Arktik pranë ishullit Svalbard (Norvegji). Stojçev fitoi..
Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov fitoi për 70 minuta kundër argjentinasit Diego Schwartzman me 6:0, 6:3 në raundin e dytë të turneut Masters 1000 në Madrid. Të enjten, Dimitrov do të ketë dy ndeshje. Ai do të luajë pas orës 18:30 me..