Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dimitër Dimitrov tregon se si e ka parë bota gruan bullgare gjatë shekujve të ndryshëm

Foto: arkiv

Gazetari shumëvjeçar i BBC-së në Londër dhe siç e cilëson veten "bullgarolog" Dimitër Dimitrov prezantoi në Sofje librin e tij të ri "Bota për bullgaren". Edicioni shumëgjuhësh është libri i parë i serisë së ardhshme, e bazuar në tekste dhe ilustrime nga libra, vepra muzikore, kartolina dhe revista, të cilat në ndonjë mënyrë e përmendin gruan bullgare, aftësitë, pamjen dhe arritjet e saj. Janë zgjedhur publikime prej 15 shteteve, në gjuhë të ndryshme, të cilat përfshijnë një periudhë prej gjashtë shekujve. Nëntitulli i librit të tanishëm është “Kryengritja e Prillit. Trëndafila, modë, art” dhe është e menduar nga Dimitrovi akoma në mesin e viteve 90 të shekullit të kaluar.

Në ngjashmëri të serisë së tij tashmë të botuar "Bota për luftëtarin bullgar" dhe e tanishmja kushtuar gruas bullgare, është krijuar si një seri prej 4 librash të vegjël, të cilët Dimitëri i quan  "librëza”.

“Libri fillon me një citat. Desha të theksoj se që të gjitha materialet në të janë të skanuara nga burime origjinale në gjuhët franceze, gjermane, angleze e të tjera. Dhe ky citat i referohet vitit 1444, gjatë fushatës së marshimit të Vladislav Varnençik, i cili përfundoi me betejën fatkeqe për të në Varna. Dhe në librin francez në fjalë, të botuar gjatë shekullit të 16, përmendet një fallxhore bullgare e quajtur Sekusa, e cila e këshilloi mbretin vllah të mos të marrë pjesë në marshim.Megjithatë, ai nuk e dëgjon dhe historia ndodh ashtu siç e dimë dhe ne”.

Dimitër vet i zgjedh burimet e veta dhe materialet në librin “Bota për bullgaren”. Njohuritë  e tij të mira linguistike në frëngjisht, gjermanisht dhe anglisht, madje dhe në gjuhën suedeze, janë ndihmësit e tij të pazëvendësueshëm në hulumtimet e tij, si dhe në përkthimin e një pjese të madhe të teksteve.

“Do të përmend një material shumë kureshtar - në revistën franceze për shtëpinë nga viti 1890 zbulova dy faqe për qëndisjen bullgare, të cilat më detyruan të jem shumë respektues ndaj të gjithë asaj, të cilën e kanë bërë gratë bullgare me gjilpërën. Me përkthyesit me të cilët punova mbi libër, hasëm vështirësi të mëdha në përkthimin e këtyre teknikave. Ka një faqe të parë shumë interesante në një revistë daneze nga viti 1877, gjatë kohës së Luftës Ruso-turke, që në vend të ilustrimeve nga lufta, prezanton pikturë të vjeljes së rrushit në Bullgari dhe përmend majën Shipka. Në një revistë tjetër për shtëpinë dhe familjen në Danimarkë nga viti 1890, në faqen e parë është prezantuar një dhomë me krehra - vihen re burra që përpunojnë brirë, ndoshta prej bualli, dhe i përdorin ato për të bërë krehër për flokët e grave. Në revistën angleze “Grafik” nga viti 1877 është treguar një punishte floriri në Sofje, ku punohen kallëpe për bizhuteri grash”.

Gazetari me një krenari tregon dhe për kompozimet muzikore të zbuluara prej tij, kushtuar grave në vendin tonë. Njëra është nga viti 1909 e kompozitorit francez me titull “Bullgarja”. Ëndrra e tij është që një ditë të mbledhë sa më shumë krijime të ngjashme dhe ato të gjallërojnë në një koncert-histori. Dhe nëse në fillim të librit të parë nga vargu “Bota për bullgaren” është vendosur një citat nga shekulli i 16, përfundimi është në kohën e tanishme.

“Në faqet e fundit kam përfshirë artisten Maria Bakallova, e cila është në kapitullin “Arte”. Në librat e tjerë nga seria Dimitër Dimitrov i ka vënë vetes për qëllim të prezantojë sesi ka ndryshuar pozita e bullgares në familje dhe në shoqëri gjatë viteve sipas burimeve ndërkombëtare.

Përpiloi: Vesella Krësteva / në bazë të intervistës së Mariana Gançevës, BNR-“Hristo Botev”/

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Skulptori Jusein Jusuf shndërroi një shatërvan në një galeri në mes të pyllit

Si një galeri arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçe, rajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë Jugore. Fillimi i ndërtimit u dha në vitin 1985 nga babai i Jusein Jusufit dhe një vit më vonë, kur..

botuar më 24-12-22 7.05.PD
Drejtori i Përgjithshëm i BTA Kirill Vëllçev ia dorëzon çmimin e madh

U dorëzuan çmimet në festivalin "Ritoni I Artë" në Plovdiv

Fitues të mëdhenj në edicionin e 28-të të Festivalit të Kinemasë Dokumentare dhe të Animuar Bullgare "Ritoni i Artë" janë filmi i animuar “Një sup i bardhë për një burrë të zi" i regjisorit Henri Kulev dhe filmi dokumentar "Dëshira e Gerit" nga Tonisllav..

botuar më 24-12-20 10.49.PD
Ilija Llukov

Komunitetet bullgare jashtë vendit e mirëpresin këngëtarin popullor Ilija Llukov me pëllumba të bardhë në qiell

Në librin “Bullgaria është kënga ime” Ilija Llukov na shfaqet si një patriot i madh që ka bërë shumë për Bullgarinë”. Kështu e karakterizon këngëtarin popullor që këndoi meloditë më të dashura nga rajoni i Maqedonisë, Galin Georgiev, etnograf dhe një..

botuar më 24-12-16 7.30.PD