Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vdekjet nga Covid janë rritur më shumë se pesë herë në 24 orët e fundit

Foto: arkiv

Rastet e reja me koronavirus në vend në 24 orët e fudit janë 3449. Kjo është mbi 2000 më shumë se një ditë më parë. Përqindja e të infektuarve rishtazi po rritet me 4 për qind. 9.5% e 36 449 testeve të kryera janë pozitive. 79.4% e të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar, sipas portalit coronavirus.bg.

Janë të regjistruar 99 139 të sëmurë aktivë, 4071 pacientë janë shtruar në spital. 462 të infektuar janë në njësitë e kujdesit intensiv. Numri i pacientëve të rinj në spitale është 761. 85,4% e tyre nuk janë të imunizuar.

Në 24 orët e fundit, 162 persona kanë vdekur me Covid. 150 prej tyre nuk janë vaksinuar. Të shëruarit janë 2276.

Të mërkurën janë dhënë 19 901 vaksina. 1 908 733 persona kanë përfunduar tërë imunizimin. Me dozën e tretë janë 265 194 persona.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria organizon sesionin e Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-së në Paris, jo në Sofje

Pas konsultimeve ndërmjet institucioneve bullgare dhe UNESCO-së, Byroja e Komitetit të Trashëgimisë Botërore ra dakord të organizojë Sesionin e 47-të të Komitetit në selinë e UNESCO-së në Paris nga 6 deri më 16 korrik. Këtë e bëri të ditur Ministria e..

botuar më 25-03-06 9.11.PD

Para takimit të liderëve të BE-së, kryeministri bullgar bisedon me presidentin ukrainas

Në një bisedë telefonike, presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski dhe kryeministri bullgar Rosen Zheljazkov diskutuan mënyrat për të vendosur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë. Zelenski shkroi në rrjetin social "X": "Shpreha..

botuar më 25-03-06 8.30.PD

Parashikimi i motit për 6 marsin 2025

Paraditen e së enjtes dukshmëria do të jetë e reduktuar vende-vende në fusha, lugina dhe pellgje. Temperaturat minimale do të jenë nga minus 3 deri në 2°. Në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës do të jetë me diell dhe pothuajse i qetë,..

botuar më 25-03-05 7.35.MD