Edhe pse po dërgojmë një vit të dominuar nga pandemia Covid, pasiguria ekonomike dhe paqëndrueshmëria politike, më shumë se gjysma e bullgarëve (55%) thonë se ishin të lumtur në vitin 2021. Këtë e tregojnë rezultatet e një studimi të agjencisë sociologjike “Trend”, të porositur nga e përditshmja e Sofjes “24 çasa” /"24 orë"/, që u zhvillua nga 1 deri më 7 dhjetor 2021. Sipas anketës, shumica e të rinjve kanë qenë të lumtur (gati tre të katërtat), ndërsa njerëzit mbi 70 vjeç e përshkruajnë veten më tepër si të palumtur gjatë vitit të kaluar. Në përgjithësi, vetëm 14% e të anketuarve i cilësojnë 12 muajt e fundit si të mirë për Bullgarinë, ndërsa 79% thonë se viti ishte i keq për vendin tonë. Nga ana tjetër, në planin personal mbizotërojnë vlerësimet pozitive - 46% e të anketuarve, kryesisht bashkatdhetarët më të rinj dhe më të pasur, e vlerësojnë vitin si të mirë për ta, ndërsa 42% e cilësojnë si të keq.
Pandemia dhe problemet shoqëruese rreth saj kanë ndryshuar dukshëm vlerësimet e bullgarëve për dy vitet e fundit në drejtim negativ, thonë sociologët. Krahasimi me rezultatet e përgjigjes së pyetjes së njëjtë në vitin 2019 dhe 2020 tregon se këtë vit njerëzit në vendin tonë kanë qenë më të lumtur se vitin e kaluar, por më pak të lumtur sesa në vitin 2019.
Megjithatë, bullgarët janë optimistë për vitin e ardhshëm 2022. Dy herë më shumë - 47% e të anketuarve janë të mendimit se Bullgaria do të mirëpresë një vit më të mirë, në dallim të atyre që parashikojnë një vit të keq për vendin tonë (24%). Në plan personal trendi po mbetet dhe 52% thonë se presin një vit më të mirë për veten e tyre, dhe vetëm 18% janë pesimistë për 12 muajt e ardhshëm.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Parlamenti Evropian është në prag të krijimit të një familjeje të re politike të formuar nga e djathta ekstreme në një kohë kur e majta po i jep një goditje të papritur të djathtës në Francë. “ Në vend të parë është i ashtuquajturi “Fronti i..
Shkolla bullgare e së dielës në Edrene filloi aktivitetet e saj edukative në vitin 2017 me një kurs të gjuhës bullgare për fëmijë nga komuniteti i bashkatdhetarëve tanë. Dy vjet më vonë, me iniciativën e Konsullatës së Përgjithshme të Bullgarisë, ajo u..
Java e parë e Shkollës Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës u mbyll me sukses. Ajo ishte mjaft e pasur në përmbjatje. Filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë Gjatë..