Që nga kohërat e panjohura në Bullgari e mirëpresim 1 janarin me urimet e grupeve me djem ose me burra të quajtura bullgarisht “survakar”, të cilët shkojnë shtëpi më shtëpi natën e Vitit të Ri:
“Një vit i gëzuar!
Një bereqet në fushë,
një mollë të kuqe në kopsht,
koçane të shumta në misëtrishte,
një rrush kokërrmadh në vresht....”
Ndoshta veçanërisht i përshtatshëm për kohët moderne është emërtimi:
“Një vit i gëzuar!
Ta keni të fortë shpinën!
Të jeni të gjallë, të jeni plotë shëndet!
Deri mot, amin!”
Survaki ose Survakane është një traditë shumë e lasht , e cila pothuajse i përsërit ritet e kolendarëve, por në të mund të marrin pjesë dhe djem në moshë nga 4-5 vjeç deri më 10-12 vjeç. Ata mbajnë me vete thupra thane të zbukuruara - të quajtura bullgarisht survaçka, dhe i shoqërojnë emërtimet me një goditje mbi shpinë të quajtur “survakane” të të gjithë njerëzve të shtëpisë. Për këtë, merren dhurata të caktuara të cilat i kanë përgatitur nikoqirët e shtëpisë - fruta, kuleçë, arra dhe para të holla. Për këto dhurata këndohet dhe në këtë këngë të djemve survakar:
“Ngrehu zotëri,
hape derën,
më jep dy kuleçë,
fute dorën në xhep,
nxire paranë
dhe jepja çunit....”
Një urim të vërtetë prej djemve survakar do të dëgjojmë në këngën “Vit i gëzuar”. Muzika është e Todor Bakallovit, këndon Andon Petrov.
“Survakarë” është kënga e motrave Iva dhe Eva Valentinovi. Këto vajza të bukura dhe të talentuara janë jo vetëm këngëtare të shkëlqyera nga krahina e Graovos, por dhe drejtuese të njohura të programeve folklorike në Radion Kombëtare Bullgare. Kënga e tyre prej autori tregon për traditën Surva, të shënuar në datën e vjetër (13 janar) në krahinën e tyre të lindjes, si dhe për përmasat moderne të traditave folklorike. E dëgjoni këtë interpretim, të përmbushur me shumë optimizëm dhe gëzim.
Dhe shpresojmë që të realizohen të gjitha urimet e mira, të cilat i drejtojmë me gjithë zemër drejt jush, të dashur miq të Radio Bullgarisë!
Gëzuar Vitin e Ri! Të jetë një vit i shëndetshëm dhe i lumtur, paqësor dhe frytdhënës! Fillimi i ri të na sjellë mundësi të reja dhe forcë për të kujtuar dhe ruajtur traditat tona!
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Maria Mateev prezanton grupin e saj KOYANGI dhe këngën e tyre të parë "E vetmuar". Kënga flet për betejat me veten dhe frikën që secili prej nesh përjeton në një fazë të caktuar të jetës. Pas më shumë se një dekade në Korenë e Jugut, Maria..
Në fund nuk mund të lë pa përmendur projektin e tij të famshëm për dixhitalizimin e materialeve muzikore - Enote . Që disa vite më parë shpërtheu lajmi se po krijohej diçka kaq inovative dhe se një bullgar ishte në themel të saj...
Më 18 prill, saktësisht 130 vjet më parë në qytetin Trën lindi këngëtarja bullgare e operës dhe e muzikës popullore Gjurga Pinxhurova. 120 vjet nga lindja e Gjurga Pinxhurovës Duke kënduar këngët e nënës së saj që nga fëmijëria,..