Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 2 janarin

Na pret një të diel me vranësira por të ngrohtë

Foto: BGNES

Gjatë ditës së nesërme, më 2 janar, vranësirat do të jenë të ndryshueshme, deri në mesditë më të theksuara, por pothuajse pa reshje. Gjatë natës do të fryjë erë e lehtë, ndërsa në Fushën e Danubit dhe në rajonet perëndimore – erë mesatare. Temperaturat minimale do të jenë nga 4° deri në 9°, në Sofje - deri në 5°, ato ditore do të ulen lehtë dhe do të lëvizin ndërmjet 9° dhe 14°, për Sofjen - rreth 10°.

Në male vranësirat do të jenë të ndryshueshme, para mesditës më shpesh të ndjeshme, por vetëm në disa vende do të ketë reshje të dobëta shiu. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 metrash do të jetë 7 °, në 2000 metra - rreth 2 °.

Në bregun e Detit të Zi vranësirat do të jenë të ndryshueshme, më shpesh të konsiderueshme dhe në disa vende, kryesisht në bregdetin jugor do të ketë reshje të dobëta shiu. Temperaturat maksimale do të jenë 8° -10°, afër temperaturës së ujit të detit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

GERB-SDS paraqiti kërkesat e veta për interpretim të dispozitave të Kushtetutës

Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..

botuar më 24-11-28 11.23.PD

Gjykata e Lartë Administrative prapë nuk zgjodhi kryetarin e vet

Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..

botuar më 24-11-28 10.22.PD

Parashikimi i motit për 28 nëntorin 2024

Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..

botuar më 24-11-27 7.35.MD