Ministri i Turizmit Hristo Prodanov dhe legjenda e futbollit bullgar Hristo Stoiçkov diskutuan bashkëpunimin e tyre të ardhshëm për promovimin e Bullgarisë si destinacion turistik. Stoiçkov ka pranuar të jetë një nga fytyrat e reklamave turistike bullgare në botë, vë në dukje Ministria.
Prodanov tha se do të ishte i lumtur që një njeri si Stoiçkov të bëhet një nga emblemat tona në fushën e turizmit, sepse personalitete të shquara dhe të dëshmuara si ai mund të kontribuojnë në imazhin pozitiv të vendit tonë.Bullgaria është ftuar si mysafir ekskluziv në ekspozitën ndërkombëtare të udhëtimit TRAVEL+ në Budapest. Kjo është ngjarja më e rëndësishme në Hungari me një fokus të drejtpërdrejtë turistik, duke paraqitur ofertat më të fundit dhe më interesante..
Bazilika Episkopale e Filipopolit dhe ndërtesa antike e vonë "Ejrene" në Plovdiv janë tani pjesë e 100 Objekteve Turistike Kombëtare në Bullgari. Kështu vendosi Këshilli Koordinues i Lëvizjes Kombëtare "Njih Bullgarinë - 100 Objekte Turistike..
Emrat e turistëve të parë që "pushtuan" Vitoshën, pajisjet e tyre dhe rrugët e ngjitjes - me këto dhe shumë eksponate të tjera interesante, ekspozita "Turizmi në Vitosha - nga hapat e parë deri sot" tërheq vëmendjen e kryeqytetasve. Ajo është e e hapur..