Bletët largohen nga kosheret dhe shkojnë për të “kullosur” të joshur nga moti pranveror i pazakontë për janarin, informon BTA. Vitet e fundit temperaturat e larta gjatë dimrit nuk janë një përjashtim në krahinat jugore të Bullgarisë. Ja përse edhe bletarët në rajonin e qytetit Smoljan nuk habiten nga ky aktivitet dimëror i bletëve. Për shkak të anomalive dimërore, bletarët janë të detyruar të sigurojnë më shumë rezerva ushqimore për kosheret në dimër. Prandaj, bletarët kontrollojnë më shpesh nëse rezervat në koshere janë të mjaftueshme për mbijetesën e bletëve gjatë muajve të mbetur të dimrit. Rreziqet janë më së shumti në zonën malore, ku ende nuk ka bimësi të lulëzuar, përveç luleborës që haset aty-këtu nëpër kopshte.
Përpilues: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Kriza demografike në Bullgari ka nxitur prej kohësh diskutime në shoqëri. Dhe megjithëse çdo qeveri vjen me premtime për të kapërcyer trendin shqetësues, deri tani rezultatet kanë qenë më alarmante dhe sikurse ekziston një ndjenjë pafuqie. Georgi..
Informacioni i krijuar nga Radioja Kombëtare Bullgare vazhdon të gëzojë besimin më të lartë të publikut në Bullgari. Me këto fjalë, drejtori i përgjithshëm i BNR-së, Milen Mitev, hapi një seminar dy-ditor në selinë e BNR-së në Sofje, kushtuar organizimit..
Një javë e nxehtë politike fillon në Bullgari. Të martën, më 21 qershor, nisin debatet parlamentare për votën e mosbesimit ndaj qeverisë së Kirill Petkovit, të paraqitur nga partia opozitare GERB. Një ditë më vonë, më 22 qershor, do të zhvillohet vetë..
Jeta dhe fati i bullgarëve që janë shpërngulur në Tavria, të cilët numërojnë afro 40 000 njerëz, të vendosur në territorin e Ukrainës së sotme dhe në..