Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një ekonomi kafshësh në Rodopet do të funksionojë si një fermë për qumësht dhe lesh deleje

8
Foto: satovcha.net

Një vend i preferuar për gjueti dhe relaksim, stacioni i mbarështimit  "Dikçan" ndodhet në Rodopet e bukura Jugperëndimore, afër fshatit të Bllagoevgradit Satovça. Zona karakterizohet nga një bollëk gjahu dhe kullota të gjera. Klima e butë mesdhetare, si dhe afërsia e lumit Mesta dhe diga e Dospatit, krijojnë kushte të mira jo vetëm për gjahun, por edhe për mbarështimin e racave bujqësore. Ky është dhe njëri nga shkaqet që ferma “Dikçan” të kthehet drejt mënyrës së vjetër të jetesës – mbarështimit të deleve.

Akoma gjatë vitit 2020 ferma e gjuetisë ka blerë 200 dele dhe vetëm për një vit ato kishin pasardhës të 170 qengjave. Shtimi i tufës sjell të ardhura të mira nga shitja e kafshëve të gjalla. Në sajë të 10 tonëve qumësht të përfituar, baxhot vendase prodhonin djathë, kaçkavall etj.


Delet në Dikçan përzgjidhen nga raca sintetike "bullgare qumësht dhënëse" - më e reja, e krijuar vitet e fundit në vendin tonë. Tanimë ajo është e shpërndarë gjerësisht për shkak të cilësive të saj të shkëlqyera. Është e paracaktuar për prodhimin e leshit, qumështit dhe mishit. Kafshët nga raca "bullgare qumësht dhënëse" janë në ngjyrë të bardhë, por takohen dhe disa me njolla me ngjyra nëpër kokë dhe nëpër këmbë. Delet karakterizohen me një vitalitet shumë të mirë dhe përshtatje ndaj rajoneve në të cilat rriten.


Sa i përket gjahut në territorin e fermës së gjuetisë "Dikçan"- është kryesisht dreri i kuq, muflonët, derri dhe dreri, si dhe shumë grabitqarë. Ferma e gjuetisë disponon një sipërfaqe të madhe me kullota, që është e përshtatshme për rritjen e kafshëve shtëpiake.

Sipas fjalëve të drejtorit të fermës së gjuetisë “Dikçan” inxhinierit Ismaill Mollov aty ka dhe një bazë të gatshme - kashtë dhe objekte të bëra në pyll, të cilat në këtë moment janë të braktisura. Kohët e fundit, me pak para pajisjet  janë të përmirësuara dhe pylli pak nga pak ka filluar të marrë pamjen e vet nga koha e kaluar, kur aty ka pasur tufa të tëra me dele, qenë dhe lloje të tjera të ndryshme.


“Sivjet lidhëm marrëveshje me një baxho nga qyteti Dospat. Ideja jonë është që gjatë vitit 2022 të pajisim një objekt moduli, tip baxho, për përpunimin e qumështit me kapacitet nga 250 deri në 600 litra në ditë. Ai është për prodhimin e djathit, kosit dhe kaçkavallit. Gjatë vitit të kaluar arritëm deri në 150 litra në ditë nga delet të cilat i blemë, por menjëherë kur shtojmë vëllimin e qumështit të marrë, do të mund të aplikojmë për një program të synuar për të blerë një baxho modulare”.

Ndërtimi i një baxhoje modulare në fshatin Satovça do të bëhet në një regjim të lehtësuar. Vendi për sheshin, në të cilin do të përpunohet qumështi tanimë është zgjedhur, kurse ndaj tij detyrimisht do të ketë dhe dyqan, ku të ofrohet e gjithë prodhimi. Ideja është të kompletohet cikli në të cilin prodhimi vendas arrin shpejt te konsumatori përfundimtar. Veç kësaj, pranë fermës së gjuetisë ka dhe 4 sera për prodhim të fidanëve dhe të pemëve për Krishtlindje. Në këtë mënyrë të gjitha nga vatha e deleve do të shfrytëzohet në vend, në emër të ciklit-në ekonomi dhe në natyrë.

Përpilues: Gergana Mançeva/ në bazë të intervistës së Donka Najdenovës nga radio Bllagoevgrad/.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: dls-dikchan.uzdp.bg, satovcha.net, arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjimnazistë bullgarë në një betejë me dezinformimin

Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..

botuar më 24-12-01 8.25.PD

Magji festive me këngë, valle dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve në Qytezën e Festave të Fundvitit në Pleven

Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi i sivjetshëm festiv i bashkisë do të nisë më 2 dhjetor me ndezjen ceremoniale të Pemës së..

botuar më 24-12-01 6.55.PD

Bullgaria bëhet vendi i katërt evropian që zbaton inovacione për trajtimin e plagëve kronike

Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për Trajtim Aktiv (UMBAL) Burgas, njofton institucioni shëndetësor. Bëhet fjalë për një qasje të re..

botuar më 24-11-30 5.15.MD