Gjatë 24 orëve në vijim, nën ndikimin e një cikloni mesdhetar me ecuri të ngadaltë, situata meteorologjike në vendin tonë do të komplikohet. Moti do të jetë i vranët me reshje në pothuajse të gjithë vendin, të cilat do të kalojnë në borë. Në pjesën më të madhe të vendit do të krijohet mbulesë bore. Do të bëhet edhe më e ftohtë. Në vendkalimet malore do të ketë stuhi dëbore. Temperaturat do të lëvizin nga minus 1 deri në 4 gradë. Pasdite dhe në mbrëmje reshjet do të fillojnë të dobësohen, ndërsa të mërkurën mbrëma do të ndalojnë pothuajse kudo.
Në zonat malore do të mbajë mot i vranët me reshje bore. Do të fryjë erë e fortë nga drejtimi lindor-verilindor. Do të vazhdojë të ftohet dhe temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 m do të jetë rreth minus 4 °, në 2000 m - rreth minus 7 °.
Mbi bregun e Detit të Zi do të mbajë mot i vranët me reshje shiu dhe bore. Vranësirat do të jenë më të konsiderueshme përgjatë bregdetit jugor. Do të fryjë erë e fortë verilindore. Temperaturat do të lëvizin nga 1 deri në 5 gradë. Temperatura e ujit të detit do të jetë 8 ° -10 °, ndërsa lëvizja e detit - 4-5 ballë.Ditën e mërkurë do të mbajë mot kryesisht me diell në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore. Vranësira të konsiderueshme do të ketë në ekstremin juglindor por më vonë do të zvogëlohen. Temperaturat minimale do të lëvizin kryesisht nga minus 1° deri në..
Ministrja në detyrë e financave Ljudmilla Petkova mbrojti parametrat në projektbuxhetin për vitin 2025 para deputetëve të komisionit buxhetor. Ajo shpjegoi se Buxheti 2025 pasqyron politikat e viteve të fundit. Shpenzimet i kalojnë të ardhurat me 18..
Bisedimet për formimin e qeverisë së rregullt në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor nuk janë të rinovuar në këtë fazë. Kujtojmë se në fund të javës së kaluar GERB-SDS njoftoi se po i ndërpresin negociatat me DB, BSP dhe ITN për..
Më 7 janar shënojmë 80 vjet nga të ashtuquajturat "Krishtlindjet e Përgjakshme". Më 7 janar 1945, në Maqedoninë e Vardarit filloi therja masive dhe..
Ministrja në detyrë e financave Ljudmilla Petkova mbrojti parametrat në projektbuxhetin për vitin 2025 para deputetëve të komisionit buxhetor. Ajo..
Bisedimet për formimin e qeverisë së rregullt në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor nuk janë të rinovuar në këtë fazë. Kujtojmë se në..