Dimo Stojanov nga grupi P.I.F., i cili u nda nga jeta pak më shumë se një vit më parë, vazhdon të jetojë në zemrat e miqve dhe adhuruesve të tij. Në vitin 2021 u mbajtën shumë veprimtari në kujtim të tij. Për datën 21 dhjetor 2021, kur u mbush një vit që kur Dimo u largua nga kjo botë, planifikohej një koncert shfaqje me titull “Përralla P.I.F. – neviDIMO”. Mirëpo, shfaqja u shty për 14 janarin e këtij viti. Një nga këngët më të bukura, të cilën e lidhim me zërin e Dimos është “Përrallë”. Vet ai ishte autor i tekstit, Ivan Velkov – i muzikës, aranzhimi është i grupit. “Edhe pse i padukshëm ai sërish do të jetë me ne në skenë, siç kjo ishte gjatë të gjitha këtyre viteve” – thonë muzikantët nga grupi. Në koncertin kushtuar Dimos, bashkë me pjesëmarrësit e tjerë të grupit P.I.F. në skenën e Sofia Live Club do të dalin edhe Ersin Mustafov, Vlaldimir Mihajllov, Nikeca Viktor (Gabana) dhe Mihaella Nenova – violinë.
Sipas pjesëmarrësve “Përralla P.I.F. - neviDIMO” (i padukshëm) nuk do të jetë vetëm një koncert nga seria në kujtim të Dimos, por kjo do të jetë një spektakël për njerëzit e mrekullueshëm që jetojnë në zemrat tona, për një fëmijë e madhe e papjekur, që e donte muzikën e Fredi Merkjurit dhe ëndërronte të bëhej si ai. Për dashurinë - ajo dashuri e vërtetë, universale për të cilën nuk ka kufij dhe kohë.Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Ai punon një nga profesionet më prestigjioze dhe më interesante. Fytyra e tij është e njohur në mbarë botën, por njerëzit zakonisht e imagjinojnë atë me mjekrën e mbështetur në një violinë Stradivari. I ftuar i Radio Bullgarisë është Rainer Honeck,..
Grupi “Kanella” njihet prej vitesh, por në vitin 2022 përbërja e formacionit u rinovua dhe grupi regjistroi këngën e tij të parë “Zana”. Pasuan "Përgjithmonë", "Lulet" dhe "Unaza", e cila ishte e pranishme për më shumë se një muaj në renditjen e BNR TOP 20...
Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..