Piktorët janë një racë e veçantë e qenieve njerëzore. Shumë prej tyre jetojnë sipas rregullave të veta, sepse dashuria për lirinë nuk i lejon të bien në kallëp dhe të bëjnë të njëjtën gjë, në të njëjtën mënyrë gjithë jetën. Para 30 vitesh, në 1992, arti figurativ bullgar humbi një nga talentet e tij të jashtëzakonshme – piktori Dimitër Kazakov – Neron (1933-1992). Për të siguruar të ardhura të qëndrueshme, Kazakov punonte ndër vite si artist posteri, piktor në një fabrikë ushtarake e gjetkë, derisa zgjodhi fatin e një artisti të pavarur në kryeqytet. Shumë prej veprave të krijuar prej tij nuk lejohej të ekspozoheshin në Bullgarinë socialiste, por ato që ai arriti të prezantojë jashtë shtetit, u vlerësuan shumë lartë nga admiruesit. Ekspozita të suksesshme me vete piktori arriti të prezantojë në Greqi, Zvicër, Austri, ShBA, Francë, Spanjë, Japoni, Kuvajt.
Në vitin 1981, Dimitër Kazakov braktisi pikturën për shkak të alergjisë së tij të rëndë ndaj bojërave të vajit. Megjithatë, ai nuk mendoi për asnjë moment të hiqte dorë nga piktura. Pothuajse menjëherë i zëvendësoi ato me bojëra akrilike dhe me bojëra uji. Ai gjithashtu zotëroi hollësitë e skulpturës dhe gdhendjes në dru. Gjatë jetës së tij 59 vjeçare, Dimitër Kazakov i la trashëgimi artit bullgar mbi 15 000 piktura, akuarele, grafika, vizatime, plastikë dhe qeramika të pikturuara dhe pikturat e tij janë ndër më të vlerësuarat.Përpilues: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Gazetari teatror gjerman Diter Top propozoi shfaqjen "Haga" nga Galin Stoev për një çmim nga Forumi Kulturor Evropë për arritje në fushën e kulturës. Këtë e njoftojnë nga ekipi i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Vera e Varnës”. Pjesa u shfaq në..
Arti ka ekzistuar gjithmonë si një formë e të shprehurit përmes të cilit mund të shpalosim botën tonë të brendshme. Këtë ka bërë edhe artistja me origjinë bullgare Enxhi Tufa, e cila përmes ekspozitës së saj “Ëndërr mes fjalësh” ka shprehur vetveten,..
Nga data 1 deri më 5 qershor në Stara Zagora po mbahet edicioni i 11-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për Kinemanë e Re Evropiane “Bliri i Artë”. Do të shfaqen 50 filma nga 18 vende, duke përfshirë filma të regjisorëve Nuri Bilge Ceylan,..