Një front i ftohtë do të kalojë përmes vendit ditën e premte. Në pjesën më të madhe të Bullgarisë do të bjerë borë, në disa vende në ultësira reshja do të jetë e përzier me shi. Pasdite nga veriperëndimi vranësirat do të fillojnë të çahen dhe të zvogëlohen. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga minus 3 deri në 2 °C, në Sofje rreth minus 1. Maksimumi do të arrijë nga 0 deri në 5 °C, për Sofjen rreth zero.
Në male do të bjerë borë. Në mbrëmje reshjet do të pushojnë dhe vranësirat do të çahen. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë veriperëndimore. Në një lartësi prej 1200 m temperatura maksimale do të jetë minus 4 °, në 2000 m deri në minus 9.
Të shtunën do të bjerë borë vetëm mbi Ballkan, por të ftohtët do të intensifikohen.Më 16 janar të vitit të ardhshëm do të mbahet seanca e dëgjimit të kandidatit të vetëm për Prokuror të Përgjithshëm – ushtruesit aktual të detyrës Borisllav Sarafov, konfirmoi me dy vota “kundër” plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor. Me këtë rast..
Ministri zyrtar i turizmit, Evtim Milloshev, shprehu pritje optimiste për sezonin dimëror, duke parashikuar rritje prej pesë për qind të vizitave turistike. “Nëse gjithçka është në rregull dhe moti është në anën tonë”, ka sqaruar ai. Parashikimi është që..
Një grup shkencëtarësh bullgarë niset sot për në Republikën e Afrikës së Jugut, Botsuanë dhe Zimbabve. Me iniciativën e Explorers Club Bulgaria, bullgarët do të eksplorojnë "agimin e njerëzimit", që ka ndodhur pikërisht në këto vende. Ekspedita do të..
Nënpresidentja Ilijana Jotova shprehu shpresën se forcat parlamentare do të bëjnë gjithçka për të mbledhur maxhorancën për të formuar një kabinet...
Fondi Kombëtar i Sigurimeve Shëndetësore do të mund të shpenzojë 1.2 miliardë leva (613.5 milionë euro) më shumë për personat me sigurime shëndetësore vitin..
Sa më shpejt që të jetë e mundur, do të sigurohet largimi i sigurt i 15 bashkatdhetarëve tanë që kanë kërkuar të largohen nga Siria, njoftoi Ministria e..