Më 21 janar është festa popullore quajtur bullgarisht Babinden – Dita e Gjyshes Mami. Ajo është e fundit nga seria e festave të lidhura me larjen rituale. Në atë ditë në të kaluarën nderuan Gjyshet Mami dhe Gjyshet Shëruese, por edhe aftësinë e grave për të dhënë jetë. Në të kaluarën Dita e Pagëzimit të Shpëtimtarit tonë Jisu Krisht dhe Dita e Mbledhjes së Shën Joan Pagëzorit shënoheshin përkatësisht më 19 dhe 20 janar, sipas stilit të vjetër. Në atë kohë Dita e Gjyshes Mami krejt natyrshëm i jepte fund treshes së ditëve të larjes. Mirëpo, sot të dy kremtet e para janë më 6 dhe 7 janar, ndërsa më 8 janar thonë se është Dita e Gjyshes Mami sipas stilit të ri. Të mos harrojmë se kur po themi “stil të ri dhe të vjetër” kjo ka të bëjë me kalendarin kishtar dhe përkatësisht – festat kishtare. Dhe ndryshe nga dy festat e kushtuara Pagëzimit të Krishtit dhe Pagëzorit të tij, Dita e Gjyshes Mami nuk ka ekuivalentin e vet ortodoks. Mirëpo, festimi i kësaj dite në të dyja datat vetëm vjen të tregojë respektin e madh të bullgarëve për ato që ndihmojnë në lindjen e fëmijës dhe më pas kujdesen për shëndetin e foshnjës dhe nënës.
Në të kaluarën gjyshet mami vizitonin shtëpitë ku gjatë vitit ndihmuan për lindjen e fëmijëve, lanë (ose spërkatën me ujë) fëmijët dhe i bekonin. Nuset nga ana e tyre e ujitnin gjyshen për të larë duart dhe i jepnin një peshqir dhe sapun, të cilin ajo e la t’i rrëshqiste në duar, “që të rrëshqisnin ashtu edhe foshnjat” - d.m.th. për të lindur lehtë. Festa përfundonte në mbrëmje me një banjë rituale dhe me një valle të madhe të grave.
Ka shumë ndodhi qesharake të përshkruara nga etnografë dhe historianë vendas, si dhe këngë humoriste të interpretuara në festë. Më shumë hollësi për këtë rit të vjetër bullgare mund të lexoni në materialin “Dita e Gjyshes – rite popullore për nder të mamive” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Redaktore: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: pixabay, arkivMbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë edhe në muajin gusht. Shfaqjet e para ishin në qershor, kur grupe folklorike nga Bullgaria prezantuan kostume, valle dhe këngë popullore bullgare para teatrit "Aleksandër Moisiu" në qytetin e..
Me rastin e tubimit tradicional në fshatin Gella , nga sot, 2 gusht, deri në të dielën, 4 gusht, në livadhet e Ilindenit do të tingëllojë një program pesëmbëdhjetëorësh me muzikë autentike të Rodopeve. Pritet që eventi të tërheqë mijëra..
Vazhdon festivali treditor i qëndisjes për banorët dhe mysafirët e fshatit Vardim në rajonin e qytetit Svishtov. Ajo zhvillohet në sheshin pranë Vatrës së Kulturës "Trudoljubie 1907", njoftuan organizatorët. Festivali promovon një pjesë..