Qeveritë e Bullgarisë dhe të Maqedonisë së Veriut do të takohen sot në rezidencën “Bojana” në Sofje. Sipas programit, kryeministrat Kirill Petkov dhe Dimitër Kovaçevski do të bisedojnë së më sy. Do të takohen edhe katër grupet e punës në fushën e ekonomisë, transportit, bashkëpunimit evropian dhe kulturës, do të mbahet një takim i bashkëkryetarëve të Komisionit të Përbashkët për Çështjet Historike dhe Arsimore dhe do të nënshkruhen dokumentet dypalëshe. Dimitër Kovaçevski do të takohet edhe me presidentin Rumen Radev.
Një front i ftohtë do të kalojë në vend. Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 12 deri në 18 gradë, në kryeqytet 15 gradë. Gjatë ditës në shumë vende do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Ka kushte për reshje të konsiderueshme lokale..
Nxënësit në klasat e 10-ta dhe të 11-ta në Gjimnazin Kombëtar të Shkencave Natyrore dhe Matematikës dhe në Gjimnazin Matematikor të Sofjes fituan tri medalje të arta në Olimpiadën Evropiane të Shkencave Eksperimentale në Hradec Králové, Republika..
Ministri i Mbrojtjes Dragomir Zakov diskutoi me homologun e tij italian Lorenzo Guerini nevojën e sigurimit të përkohshëm të gjuajtësve për Forcat Ajrore Bullgare deri në mbërritjen e aeroplanëve të porositur F-16. Këtë e bëri të ditur ministri..
264 luftëtarë ukrainas të plagosur u evakuuan me autobus nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol. Ata mbeten në territorin e pushtuar nga Rusia..
Të ardhurat mesatare për anëtar të familjes në tremujorin e parë të vitit 2022 ishin 2006 leva (1025 euro)dhe u rritën me 9.6 për qind krahasuar me..
Sipas një sondazhi sociologjik të agjencisë “Trend”, të porositur nga gazeta “24 Çasa”, nëse sot kishte zgjedhje të reja, 8 formacione do të hynin në..