Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria dhe Rumania mbështesin sovranitetin e Ukrainës

Ministrja Gençovska
Foto: arkiv

Ministrja e Jashtme Teodora Gençovska përgëzoi në telefon homologun e saj rumun Bogdan Aurescu për 30 vjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes për miqësinë, bashkëpunimin dhe fqinjësinë e mirë midis dy vendeve.

Të dy ministrat riafirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera midis Bullgarisë dhe Rumanisë dhe diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit, bëri të ditur Ministria e Jashtme.

Ministrja Gençovska ka ftuar homologun e saj për vizitë zyrtare në Sofje.

Të dy shprehën mbështetje të fortë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe diskutuan mundësinë e një vizite të përbashkët në Kiev si shenjë solidariteti.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 15 prillin

Të enjten në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Në të gjithë Bullgarinë do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Ka kushte breshëri. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°, në Sofje 7°. Temperaturat maksimale do të jenë..

botuar më 24-04-24 7.30.MD
Foto: Qendra e Shtypit e Ministrisë së Energjisë

Bullgaria do të marrë pjesë në rindërtimin e infrastrukturës energjetike të Ukrainës

Bullgaria do të ndihmojë Ukrainën në procesin e rimëkëmbjes së infrastrukturës energjetike. Kjo u bë e qartë në takimin e ministrit të energjetikës Vlladimir Malinov me ambasadoren e Ukrainës në Bullgari Olesja Illashçuk. “Thellimi i bashkëpunimit në..

botuar më 24-04-24 6.08.MD
Bojko Borisov

GERB: Nuk do të bashkëpunojmë përsëri me PP-DB

Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk mund të ketë edhe një tjetër bashkëveprim  me "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) pas zgjedhjeve. Në përgjigje të pyetjes së një gazetari në lidhje me një akuzë të bërë nga PP-DB se..

botuar më 24-04-24 4.14.MD