Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

E gjithë Bullgaria është në zonën e kuqe të errët të Covid-19

Foto: covid19.ncipd.org

Sipas të dhënave të Qendrës për Sëmundjet Infektive dhe Parazitare, të publikuara sot, të gjitha zonat në vendin tonë tashmë janë në ngjyrë të kuqe të errët. Incidenca më e lartë e Covid-19 është në Sofje, sipas të dhënave të 30 janarit - 2549 për njëqind mijë njerëz. Pas saj janë rrethi Bllagoevgrad - 2262 për njëqind mijë veta, rrethi i Sofjes - 2105 për njëqind mijë, rrethi Stara Zagora - 2062 për njëqind mijë, rrethi Pernik - 2001 për njëqind mijë, rrethi i Burgasit - 2000 për njëqind mijë.

Numri më i ulët i rasteve të regjistruara me Covid-19 është në rrethin Kërxhali - 514 për njëqind mijë, dhe në rrethin e Razgradit - 580 për njëqind mijë njerëz.

Shumica e të infektuarve janë në grupmoshën 40-49 vjeç.

Sipas hartës së situatës epidemike sipas rajoneve, të ndara në pesë rajone sipas zënies së shtretërve të terapisë intensive në spitale, vetëm rrethet Silistra, Dobriç, Varna, Razgrad, Shumen dhe Tërgovishte janë në fazën e dytë nga gjithsej katër. Rajoni është gati të kalojë në fazën e tretë, e cila përfshin katër rajonet e tjera të vendit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fushata informuese për aplikimin e euros fillon në mars

Një fushatë informuese në shkallë të gjerë për aplikimin e euros në Bullgari do të fillojë në mars. Këtë ka bërë të ditur ministrja e financave Temenuzhka Petkova gjatë një seance dëgjimore në Kuvendin Popullor. Slogani i fushatës është "Uniteti është..

botuar më 25-03-08 2.25.MD

Festa sportive "Ti je fituesi" në mbështetje të "fëmijëve diellorë"

Në “Asics Arena” në Sofje do të mbahet sot turneu “Ti je fituesi”. Ngjarja mbahet nën patronazhin e presidentit Rumen Radev dhe është për një qëllim bamirësie - në mbështetje të "fëmijëve diellorë". Qëllimi është që shuma e mbledhur nga tarifat e..

botuar më 25-03-08 5.10.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Paraditen e së shtunës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende kryesisht në Rrafshin e Danubit. Temperaturat minimale do të jenë nga minus 2 deri në 3°. Në Sofje do të jetë rreth 1°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me erë të dobët deri..

botuar më 25-03-07 7.03.MD