Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkupi do të bojkotojë kremtimin e 150 vjetorit të lindjes së Goce Dellçevit

Kryeministri maqedonas Dimitër Kovaçevski
Foto: EPA/BGNES

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut Dimitër Kovaçevski dhe Ministri i Jashtëm i vendit Bujar Osmani nuk do të marrin pjesë nesër në festimin e 150 vjetorit të lindjes së Goce Dellçevit, njofton BGNES. Sipas planit, ngjarja duhet të mbahet në Shkup së bashku me delegacionin bullgar të kryesuar nga Ministrja e Jashtme Teodora Gençovska.

Shpjegimi zyrtar i autoriteteve të Maqedonisë së Veriut është se Dimitër Kovaçevski dhe Bujar Osmani janë për vizitë jashtë vendit. Deri më tani nuk ka informacione nëse ndonjë prej tyre do të kthehet më herët për të marrë pjesë në adhurimin në kishën “Sveti Spas”, ku ndodhet varri i revolucionarit. Nëse Kovaçevski dhe Osmani nuk e nderojnë ngjarjen, Maqedonia e Veriut nuk do të ketë një përfaqësues të pushtetit ekzekutiv me rang të barabartë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Herakleja Sintika, një ekspozitë udhëtuese tërheq vëmendjen ndaj specieve të rrezikuara

Ekspozita udhëtuese "Gjurmët e zhdukjes" paraqet forma të punuara prej biomaterialesh të gjurmëvetë kafshëve të rrezikuara në malin e Rodopeve, të cilat rikrijojnë habitatet e tyre natyrore, raportoi BTA. Ekspozita do të vizitojë qytetin..

botuar më 24-07-10 6.25.PD

Fillon riparimi kryesor i Urës së Danubit pranë Ruses

Nga 10 korriku fillon riparimi kryesor i Urës së Danubit në afërsi të Ruses, njofton Agjencia “Infrastruktura Rrugore”. Punimet e ndërtimit do të kryhen çdo ditë gjatë orëve të ditës, 10-12 orë në ditë, sipas specifikave të aktiviteteve të..

botuar më 24-07-10 5.30.PD

Parashikimi i motit për 10 korrikun 2024

Të mërkurën do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në vende të veçanta në Bullgarinë Lindore dhe në male do të ketë reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17 dhe 21°, në Sofje 18°. Maksimumi..

botuar më 24-07-09 7.40.MD