Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

24.7% e mostrave për Covid-19 janë pozitive

Foto: Radio Vidin

Rastet e reja me Covid-19 në 24 orët e fundit janë 8140, 75,28% e të infektuarve të rinj janë të pavaksinuar. Sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar Informativ, 24,7% nga 32 974 testimet e kryera kanë rezultuar pozitive. Të shtruarit në spitale janë 6274, nga të cilët 625 janë në reanimacion. Të sapoardhurit janë 892 dhe 82 85% e tyre nuk janë vaksinuar. 98 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit, 91,84% e tyre nuk ishin të vaksinuar. 7677 pacientë u raportuan të shëruar.

Shumica e rasteve të reja janë në Sofje - 1610, Burgas - 905, Varna - 821 dhe Plovdiv - 807.

Numri i të vaksinuarve gjatë 24 orëve të fundit është 7 616. Në Bullgari tashmë janë 2 017 293 personat me cikël të përfunduar vaksinimi dhe 640 me tre doza.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 11 marsin 2025

Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 9°. Në Sofje do të jetë rreth 4°. Para mesditës do të mbajë mot me diell në pjesën më të madhe të vendit. Pas mesditës vranësirat do të shtohen. Në mbrëmje do të ketë reshje shiu në..

botuar më 25-03-10 7.35.MD
Rumen Radev (djathtas) dhe Jakov Milatoviq

Presidenti Rumen Radev: Bullgaria mbështet Malin e Zi për anëtarësim në BE

Bullgaria do të vazhdojë të ofrojë mbështetje të fuqishme për perspektivën evropiane të Malit të Zi, siguroi presidenti Rumen Radev homologun e tij malazez Jakov Milatoviq, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në vendin tonë. Ai theksoi se..

botuar më 25-03-10 4.12.MD
Nadezhda Bobçeva

Janë hartuar 3000 akte për shkeljen e zonës me emetim të ulët të kryeqytetit

Është dhjetëfishuar numri i shkeljeve të zonës me emetim të ulët në qendër të Sofjes, ku u ndalua hyrja e makinave të kategorisë së parë dhe të dytë, tha kryetarja e Bashkisë së Sofjes për ekologji, Nadezhda Bobçeva. Zona u aplikua për muajt..

botuar më 25-03-10 3.21.MD