Në kuadrin e turneut të tij në disa shtete Këshilltari i Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara, Derek Chollet, vizitoi Sofjen, në krye të një delegacioni të zyrtarëve të lartë, njoftoi BTA. Vizita e Chollet në vendin tonë është vazhdimësi e dialogut strategjik dypalësh midis Bullgarisë dhe Shteteve të Bashkuara, i cili filloi në janar 2020. Qëllimi i vizitës më 8 shkurt ishte të trajtonte një gamë të gjerë temash në lidhje me përmirësimin strategjik të marrëdhënieve të qëndrueshme dypalëshe, forcimin e sigurisë dhe prosperitetit tonë të përbashkët dhe vazhdimin e bashkëpunimit transatlantik në mbështetje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.
Këshilltari Chollet vlerësoi rezultatet e bisedimeve të tij me përfaqësuesit e qeverisë bullgare, duke përfshirë Ministrin e Ekonomisë Asen Vasilev, Ministrin e Mbrojtjes Stefan Janev dhe Ministren e Punëve të Jashtme Teodora Gеnçovska. Derek Chollet tha se Shtetet e Bashkuara mirëpresin agjendën ambicioze të qeverisë së re bullgare dhe do të ishin të lumtur ta mbështesin atë në trajtimin e pandemisë Covid-19, korrupsionit, ndryshimeve klimatike, diversifikimit të energjisë dhe çështjeve të tjera kyçe.
Gjatë qëndrimit të tij të shkurtër në Sofje, këshilltari Chollet u njoh me një pjesë të trashëgimisë së pasur kulturore të kryeqytetit.Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..
Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..
Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..