Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Jo çdo gjë fillon nga e para, por nga qyteti Kulla” – një shëtitje deri në qytetin më veriperëndimor bullgar

Kulla e vjetër e qytetit të Kullës
Foto: bulgariatravel.org

“Jo çdo gjë fillon nga zeroja, nga e para, por nga qyteti Kulla”-bëjnë shaka banuesit e qytetit më veriperëndimor bullgar. Dhe shtojnë jo pa bazë seBullgaria fillon pikërisht nga qyteti Kulla, i vendosur fare afër pikës kufitare “Vrëshka Çuka”. Ky është vendbanimi i parë në territorin bullgar në rrugë pas kufirit tonë me Serbinë fqinje. Dhe çdo një  i cili kalon përmes Kulla, ndalet në qendër, që të shikojë emblemën e tij-kullën e vjetër, e cila ia ka dhënë emrin qytetit. Pajisja ka qenë një pjesë e kështjellës ushtarake romake "Castra Martis".

E ndërtuar në shekullin III-IV, kalaja е ka ruajtur rrugën e rëndësishme romake nga Bononia (Vidini i sotëm) në Singidunum (Beogradi i sotëm). Ajo u ndërtua në vendin e një vendbanimi të lashtë trak nga mijëvjeçari i parë para Krishtit.Në fund të shekullit të 4, gotët i shkaktuan dëme serioze vendit, të ndjekur nga avarët, të cilët e shkatërruan pothuajse plotësisht.

Nga ish-Castra Martis ka mbetur një nga kullat e tij mbrojtëse

Ajo është pjesë e të ashtuquajturësKvadriburg - ose katër kulla të tilla roje, të cilat kanë qenë shumë të larta - nga 18 deri në më shumë se 20 metra - thotë Cvetelin Todorov nga bashkia e Kullës. Një pjesë nga kulla ka mbetur pas shkatërrimit të kalasë. Ajo asnjëherë nuk është rivendosur, dhe ka shpëtuar në këtë pamje të saj deri në ditët tona. Në një afërsi të drejtpërdrejtë ka një muze historik, ku janë paraqitur artefakte nga gërmimet në rajon”.

Zona përreth Kullës është e mbushur me monumente natyrore. Ujëvara Petrov Cerak - Topollovec

Koleksioni i muzeut tregon gjithashtu mjete bujqësore, gurgdhendës, zdrukthëtari dhe mjete të tjera të përdorura nga banorët e kalasë.

Pushteti vendor është ambicioz për të zhvilluar turizmin.Për këtë qëllim, projektet e bashkëpunimit ndërkufitar me Rumaninë dhe Serbinë fqinje janë duke u zhvilluar. “Në territorin e bashkisë kemi 9 fshatra, në të kaluarën disa prej tyre janë gjendur në Serbi, kemi dhe popullsi vllahe. Prandaj dhe mënyra e jetesës dhe folklori ynë janë shumë specifike” - sqaron Cvetelin. Gjatë vitit 2016 në qendrën e qytetit Kulla hapi dyer e ashtuquajtura Shtëpi Etnografike, e cila prezanton pasurinë kulturore të regjionit përmes më shumë se 1000 eksponateve, të dhuruara nga popullsia vendase. Objekti më i vjetër është një mulli dore - kromel nga fundi i shekullit të 17.

Muzeu Etnografik

Banuesit e qytetit Kulla krenohen me kuzhinën e tyre dhe për më tepër me të ashtuquajturën “kullsko mjashano”.

Kësaj gjelle aromatike banuesit të qytetit Kulla i kanë përkushtuar një festival të tërë, i cili çdo pranverë në Ditën e Enjos tërheq miq  nga të dyja anët e kufirit dhe kalon në një festë folklorike dhe gastronomike.

„Njashto mjashano“ - ose gatime vendase sipas recetave sekrete të gjyshes

“Kullsko mjashano” përgatitet prej përbërëseve të veçanta dhe specifike si kripa, shtërmeni, piperi, piper i ri, trumza dhe bimë e barishte, prej të cilëve përgatiten kombinime të ndryshme. E vendosur mbi një pite të ngrohtë shtëpie ajo jep një shije të papërsëritshme. Një kureshtje tjetër nga kulinaria e krahinës sonë është e ashtuquajtura “Kullsko përzheno” - skuqje, mbushje në të cilën vezët janë kryesore, por tani e tutje shtohen specat, hithra, perimet dhe produkte të tjera të bëra në shtëpi, prodhim vendas” - shënon Cvetelin Todorov.

Festivali i përzier „Kullsko Mjashano“

Qyteti ka dhe galerinë e vet artistike

Ajo gjendet në shtëpinë e lindjes të piktorit të njohur bullgar dhe ish rektor i Akademisë Artistike në Sofje, profesori Aleksandër Poplillov. “Çdo vit organizojmë një ekspozitë në hapësirë me pjesëmarrjen e studentëve që pikturojnë shtëpitë tona dhe traditat lokale.Pikturat më të mira bëhen pjesë e koleksionit të galerisë”, thotë Cvetelin Todorov.

Përveç kësaj, qyteti Kulla gjendet fare afër fenomenit kureshtar natyror –Shkëmbinjtë e Bellogradçikut, të cilat janë njëmagnet për turistët, si dhe për qytetin e bukur dhe të pasur me atraksione buzë Danubit Vidin. Kështu që miq në regjion nuk mungojnë. Banuesit e Kullas i presin me padurim. Me një pite të ngrohtë të spërkatur lartë me “Kullsko mjashano”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: bulgariatravel.org, Bashkia e Kullas



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Shoqata Bullgaro-Kineze - Smoljan

Fshati i Rodopeve Momçillovci tërheq turistë nga Kina përgjatë Rrugës së Qumështit

Momçillovci , Rodopet , Pamporovo dhe rrethi i Smoljanit ishin të pranishëm me një stendë në një ekspozitë turistike këtë vjeshtë në Ningbo, Kinë. Para BTA, Momçill Karaivanov, përfaqësues i shoqërisë bullgaro-kineze "Miqtë e Kinës" në Smoljan vuri në..

botuar më 24-11-18 10.08.PD

Estetikë urbane dhe jetesë e lidhur me detin - jeta në qytetin antik Anhiallo, Pomorie e sotme

Vendet turistike përgjatë bregdetit bullgar të Detit të Zi mund të ndahen në dy kategori - moderne, të shquara për rrugët e tyre të zhurmshme dhe shumëngjyrëshe dhe në kategorinë e dytë janë qytetet-port dinjitoze, me një histori shekullore, përmes të..

botuar më 24-11-15 7.35.PD

Veliko Tërnovo - një qytet i lashtë dhe i ri

Veliko Tërnovo është qyteti me pamjet më kulturore dhe historike në Bullgari. Nuk ka njeri në vendin tonë që nuk emocionohet kur hyn në Kryeqytetin e Vjetër të Bullgarisë, ndërsa të huajt mahniten nga arkitektura, shpirti i ruajtur dhe tiparet e..

botuar më 24-11-14 7.30.PD