Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Më 14 shkurt shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Dhurimit të Librave

Foto: Radio Vidin

Ka një interesim të shtuar për dhurimin e librave, tha për BGNES kryetarja e Bordit të Drejtorëve të Asociacionit “Libri bullgar”, Desisllava Aleksieva, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Dhurimit të Librit, e cila festohet më 14 shkurt.

“Po përfshihen gjithnjë e më shumë firma, gjithnjë e më shumë organizata, gjithnjë e më shumë librari, gjithnjë e më shumë shtëpi botuese, me misionin që librat të arrijnë te njerëzit”, thotë Aleksieva.

Ajo u bëri thirrje njerëzve që të dhurojnë libra për bibliotekat pranë tyre dhe për bibliotekat e shkollave, të cilat tani janë 1/3 më pak se 25 vjet më parë. Aleksieva tërheq vëmendjen që të mos dhurohen libra para vitit 2016, sepse ideja nuk është pastrimi i bibliotekave personale, por arritja e më shumë titujve të rinj te lexuesit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Deljan Peevski

Deljan Peevski do të formojë një kabinet nëse i jepet mundësia

Lideri i "DPS - Fillimi i Ri" Deljan Peevski u shpreh se është gati për postin e kryeministrit. “Kur të jemi partia e parë do të formoj qeverinë”, deklaroi ai në margjinat e Kuvendit Popullor. “Nëse bullgarët i japin përgjegjësi “DPS – Fillimi i..

botuar më 24-11-28 4.16.MD
Bojko Borisov

Nuk ka asnjë shans që GERB-SDS, PP-DB dhe ITN të formojnë kabinetin

Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga GERB-SDS, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike", "BSP - E majta e bashkuar" dhe "Ka..

botuar më 24-11-28 2.29.MD

Nga “Bullgaria Demokratike” ofruan mbështetje për kandidaturën e Sillvi Kirillov

Përfaqësuesit e popullit bullgar u mblodhën sot për të shtatën herë në përpjekje për të zgjedhur një kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, pasi gjashtë të parët nuk ishin me rezultat. Kështu vijon seanca e parë e parlamentit të ri, e..

botuar më 24-11-28 1.44.MD