Edhe prova e tetë e sotme e deputetëve për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor rezultoi e pasuksesshme. Në fillim të ditës kishte një fije shprese se këtë herë të zgjedhurit e popullit do të arrinin një konsensus, por ai u shua shpejt. Para seancës, GERB tërhoqi kandidaturën e vet për postin - Raja Nazarjan, dhe lideri Bojko Borisov njoftoi se GERB-SDS do të mbështesë Natalija Kisellova në balotazh. Pas këtij hapi, të nominuarit mbetën tre. “Vëzrazhdane”, “BSP – E Majta e Bashkuar” dhe ITN rikonfirmuan propozimet e tyre. Kisellova dhe Kirillov arritën në balotazh.
Natalija Kisellova, e nominuar nga "BSP - E Majta e Bashkuar", mblodhi 87 vota "pro" nga GERB-SDS dhe e majta, 60 ishin "kundër" dhe 90 abstenuan. Sillvi Kirillov, i propozuar nga ITN, mori 99 vota "pro", 115 ishin "kundër", 23 abstenuan. ITN, “Vëzrazhdane”, APS, MEÇ votuan "pro" dhe PP dhe DB u ndanë përsëri - 17 deputetë nga ky koalicion e mbështetën Kirillovin, 1 ishte "kundër", 19 abstenuan.
Pasi asnjë nga dy pjesëmarrësit në balotazh nuk mori mbështetjen e nevojshme, puna e parlamentit mbeti e bllokuar për më shumë se një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit. Përpjekja e radhës, e nëntë, për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor do të mbahet të mërkurën, më 4 dhjetor.
Foto: BTA, BGNESTë enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar. Vlerat e termometrit në shumicën e vendeve do të jenë negative. Para mesditës do të ketë..
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore u mbajt përpara monumentit të Apostullit të Lirisë në Sofje . Homazhe bënë kreu i shtetit Rumen..
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për përmbushjen e kritereve për anëtarësim në eurozonë. Kjo u bë e qartë nga një intervistë të tij për BTA, në..
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për..
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e..
Ekspozita Ndërkombëtare për Vreshtari dhe Verëtari "Vinaria 2025" do të prezantojë trendet më të fundit në prodhimin e verës në Panairin e Plovdivit. Në..