Këshilli Konsultativ për Sigurinë Kombëtare i thirrur nga Presidenti për nesër, 15 shkurtin, duhet të dalë me garanci për mbrojtjen e komunitetit bullgar në Ukrainë në rast të përshkallëzimit të tensioneve dhe konfliktit ushtarak. Këtë e deklaroi në Suhindoll Nënpresidentja Ilijana Jotova, ku mori pjesë në krasitjen rituale të vreshtave me rastin e Ditës së Trifon Zarezanit, festës së verës dhe vreshtarëve që shënohet më 14 shkurt.
“Komuniteti bullgar në Ukrainë është diaspora jonë më e madhe historike jashtë vendit. Në rast konflikti, ndoshta një pjesë e madhe e tyre do të bëhen refugjatë. Ne duhet të jemi gati në këtë moment dhe shteti bullgar duhet të ofrojë kushtet më të mira”, tha Nënpresidentja Jotova. Informacioni është i korrespondentes së BNR, Zdravka Masljankova.Patriku bullgar Daniill i dërgoi një letër Mitropolitit të Kievit dhe të gjithë Ukrainës Onufrij, njoftoi Patrikana Bullgare. Në mesazh thuhet: “Lumturia Juaj, në datën e sotme pikërisht 10 vjet më parë, inaugurimi juaj solemn si Mitropoliti i Kievit..
Kreu i shtetit Rumen Radev bisedoi në telefon me presidentin e Izraelit, Ichak Hercog, njoftoi zyra e shtypit e kreut të shtetit. U diskutuan aspekte të situatës së sigurisë në Lindjen e Mesme, mundësitë për deeskalim të konfliktit ushtarak në rajon,..
Të martën edhe para mesditës do të ketë reshje shiu dhe bubullima në pjesën më të madhe të Bullgarisë Perëndimore, ndërsa pasdite edhe në Bullgarinë Qendrore. Mund të ketë breshër dhe erëra të forta. Në lindje do të jetë me diell. Temperaturat..
20.8% e bullgarëve duan të jetojnë gjatë udhëheqjes së një qeverie autoritare, 10% të tjerë janë përkrahës të komunizmit, sipas studimit të fundit të..
Qyteti i Kazanllëkut, i vendosur në Luginën Bullgare të Trëndafilave, është zgjedhur për të pritur në vitin 2025 Konkursin Ndërkombëtar të Lutierëve..