Këshilli Konsultativ për Sigurinë Kombëtare i thirrur nga Presidenti për nesër, 15 shkurtin, duhet të dalë me garanci për mbrojtjen e komunitetit bullgar në Ukrainë në rast të përshkallëzimit të tensioneve dhe konfliktit ushtarak. Këtë e deklaroi në Suhindoll Nënpresidentja Ilijana Jotova, ku mori pjesë në krasitjen rituale të vreshtave me rastin e Ditës së Trifon Zarezanit, festës së verës dhe vreshtarëve që shënohet më 14 shkurt.
“Komuniteti bullgar në Ukrainë është diaspora jonë më e madhe historike jashtë vendit. Në rast konflikti, ndoshta një pjesë e madhe e tyre do të bëhen refugjatë. Ne duhet të jemi gati në këtë moment dhe shteti bullgar duhet të ofrojë kushtet më të mira”, tha Nënpresidentja Jotova. Informacioni është i korrespondentes së BNR, Zdravka Masljankova.Ministri i Transportit dhe Komunikacioneve, zëvendëskryeministri Grozdan Karaxhov dhe përfaqësuesit e aeroporteve në Sofje, Varna, Burgas, Plovdiv, Gorna Orjahovica, Drejtoria e Trafikut Ajror dhe Drejtoria e Përgjithshme e Administratës së Aviacionit Civil..
Rada e Ukrainës ka miratuar sot blerjen nga Bullgaria të dy reaktorëve për zgjerimin e centralit të Hmelnitskit, raportojnë mediat bullgare. Reaktorët që vendi ynë bleu në 2015 nga Rusia për centralin e parealizuar bërthamor “Belene” iu ofruan Kievit në..
Thellimi i partneritetit strategjik midis SHBA-së dhe Bullgarisë duhet të jetë një prioritet kryesor për qeveritë tona të reja, tha kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë një takimi të shkurtër me nënpresidentin amerikan JD Vance. Të dy folën në margjinat e..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..