Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 16 shtatorin

Mot i butë për muajin shkurt

Foto: BGNES

E mërkura do të fillojë me vranësira të konsiderueshme mbi Bullgarinë Perëndimore dhe në disa vende do të ketë reshje shiu. Deri në mesditë do të ketë mjegull në ultësirat dhe në luginat e Bullgarisë Jugore. Temperaturat minimale do të jenë nga minus 1 deri në 4 gradë, në Sofje - rreth 1 gradë. Gjatë ditës temperatura maksimale do të jetë ndërmjet 11 dhe 16 °, në Sofje - rreth 12 °. Në zonat me mjegull të vazhdueshme temperaturat do të qëndrojnë nën 7 deri në 10 gradë Celsius.

Në male do të mbajë mot me vranësira. Në masivet në drejtim të perëndimit do të bjerë borë, nën rreth 1500 metra – do të ketë reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi perëndimor. Temperatura maksimale në 1200 m do të jetë 7 °, në 2000 m rreth zero.

Të enjten do të ketë vranësira të shpërndara. Do të jetë pa reshje dhe ndryshime të ndjeshme të temperaturës.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 9 janarin

Mëngjesin e së enjtes do të krijohet mjegull në ultësira dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 dhe 5°, në rajonet ekstreme lindore 8-10°, në Sofje rreth 1°. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 17°, më të ulëta, deri..

botuar më 25-01-08 7.30.MD

DB kërkon që emri i kryeministrit të përcaktohet në një takim lidershipi

“Bullgaria Demokratike” (DB) përmes një mesazhi për mediat deklaroi se kërkon që propozimet për kryeministër dhe përbërja e Këshillit të Ministrave të diskutohen në një takim lidershipi dhe pas arritjes së marrëveshjes përfundimtare të menaxhimit...

botuar më 25-01-08 2.31.MD

Partitë përcaktuan prioritetet e tyre në seancën e re parlamentare

Seanca e re plenare e Kuvendit Popullor nisi me deklarimet për prioritetet e partive. Për GERB-SDS detyrë kryesore është formimi i një qeverie të rregullt dhe një mazhorancе të qëndrueshme qeverisëse, deklaroi deputeti Toma Bikov. Ai shpjegoi se në javët në..

botuar më 25-01-08 1.46.MD