Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Bëllgarika" – një pjesë e shpirtit bullgar në Çikagon e milionët

Foto: qendra “Bëllgarika”

Ato ndodhen në periferi të Çikagos dhe deri  tani janë katër.Secila prej tyre i ka fansat e veta dhe është e ndryshme nga tjetra, por të gjitha janë të ngjashme - veçanërisht në atë që kur shkel pragun e tyre njeriu harron se Bullgaria është në anën tjetër të oqeanit.Këto janë qendrat kulturore bullgare të Çikagos.

Këtu njerëzit e krijojnë Bullgarinë të tillë, siç duan që të jetë ajo dhe kërkojnë bashkëmendimtarë. Këtu bëhen dhe takime pune ose zgjedhje, festohen ditëlindje, shfaqen filma, renditen ekspozita artistike dhe luhen valle bullgare. Në cilin prej tyre që t’ju shpiem, me siguri do të mësojmë shumë histori emocionuese për bashkatdhetarët tanë, të cilët e kanë krijuar dhe takohen në të. Por, sot ne hedhim vështrim drejt qendrës “Bëllgarika” e cila feston 7 vjet që nga ekzistenca e vet.

“Ideja ishte që një grup njerëzish, të cilët kanë luajtur në grupe të mëparshme vallëzimi, të mblidhemi dhe të vazhdojmë të luajmë diku -tregon Petër Gjeorgjiev, drejtues dhe themelues i shkollës së vallëzimit, e cila më pas  është kthyer në qendrën kulturore “Bëllgarika”. Kështu rrodhën gjërat, se gjatë vitit të parë kishte një numër të vogël njerëzish, qemë të lumtur, nuk kishim angazhime të shumta, por u paraqit një mësuese shumë interesante. Atëherë vendosëm të vazhdojmë me veprimtarinë tonë, por mes njerëzve më të shumtë. Filluam me disa grupe për fillestarë. Pas kësaj u bashkuan akoma pedagogë të tjerë interesantë...Dhe që aty nisi çdo gjë. Në fillim fare mendoja se është shumë lehtë që të mund të zgjojmë bullgarin, por doli se nuk është dhe kaq gjë e lehtë. Përveç valleve popullore, bëmë dhe programe të tjera të shumta”.

Kështu  vjen Pashka - një nga ditët speciale për qendrën e sapokrijuar dhe Petër njihet me Daniella Vëllkanovën e cila punon në gazetën “Bëllgarena”. I propozon në mënyrë krejtësisht të rastësishme që të bëjë një intervistë për veprimtarinë e qendrës:

“Më pëlqeu jashtëzakonisht mënyra, në të cilën Petri mendon - të mund të ruhen traditat bullgare, ana pozitive tek njerëzit, si të jemi më të bashkuar, më të fortë, si një familje. Dhe me të vërtetë. Kjo tani jep rezultat, sepse “Bëllgarika” ka filluar si organizatë, si një shkollë vallëzimi me 5-6 veta. Tanimë flasim për qindra, madje dhe mijëra veta, të cilët janë një pjesë nga qendra.”

Në qendër nuk ka nevojë për një reklamë të madhe - Petër thjesht grumbullon bashkëmendimtarë. Ai nuk është njeri i ambicieve të mëdha, por fiton besimin e bashkatdhetarëve tanë. Njerëzit vijnë me kënaqësi dhe me padurim presin të kalojnë kufizimet, e lidhura me pandeminë.

“Në Klub ka vallëzime çdo mbrëmje që nga dita e hënë deri në të enjten nga 2 grupe - vë në dukje Nikollaj Shopov, i cili është në Bordin e drejtorëve. Këto janë 8 grupe në javë, kemi dhe 2 grupe për fëmijët për valle popullore. Veçanërisht kemi dhe një grup për palestër, planifikojmë të rinovojmë grupet në joga dhe salsa. Zhvillojmë po kështu dhe mësime në pikturë, ekspozita...”

Kanë dhe një galeri artistike – “Bagrena”, ku mikpritës është Nikollaj Shopov.

Themeluesi i qendrës kulturore në Çikago Petër Gjeorgjiev dhe bashkëmendimtarët e tij nuk kanë vizatuar plane për të ardhmen, por për të personalisht, qendra është kthyer në një kuptim të jetës së tij. Kështu është dhe me bashkatdhetarët tanë të tjerë, për të cilët ditët e përditshme pa qendrën kulturore do të ishin gjë e rëndomtë, monotone dhe fare kotë.

“Tek ne programi është plotë. Njerëzit duan që ekzistenca e tyre të ketë një kuptim - të kenë mjedis, ku të mund të takohen me bashkatdhetarët e vet, të cilët të mos ti ngarkojnë me probleme politike dhe jetike - shënon Petër Gjeorgjiev,. Kurse pyetjes sesi e përfytyron qendrën kulturore pas akoma 7 vjetëve të tjera ai përgjigjet kështu: -Pas 7 vjetëve e përfytyroj qendrën kështu si përpara 7 vjetëve i përfytyroja gjërat. Nuk kam ide sesi do të zhvillohemi sepse tek ne gjërat janë shumë të stuhishme. Me këta njerëz mbajmë një frymë. Kur kjo frymë zhduket çdo gjë zbrazet nga kuptimi....”

Kurse fryma ekziston dhe nëse pas 7 vjetëve vazhdon që ti ketë dhe bullgarët në Çikago, me siguri dhe “Bëllgarika” do të jetë një nga ishujt bullgar në qytetin e milionët.

Reportazh i Elena Canevës, korrespondente e BNR në Çikago

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: qendra “Bëllgarika”



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkolla bullgare e së dielës në Edrene ka nevojë për më shumë klasa

Shkolla bullgare e së dielës në Edrene filloi aktivitetet e saj edukative në vitin 2017 me një kurs të gjuhës bullgare për fëmijë nga komuniteti i bashkatdhetarëve tanë. Dy vjet më vonë, me iniciativën e Konsullatës së Përgjithshme të Bullgarisë, ajo u..

botuar më 24-07-10 7.30.PD
Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë

U mbyll me sukses java e parë e Shkollës Verore të Gjuhës Bullgare në Tiranë

Java e parë e Shkollës Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës u mbyll me sukses. Ajo ishte mjaft e pasur në përmbjatje.  Filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë Gjatë..

botuar më 24-07-09 2.05.MD
Dr. Asja Konsullova

Bullgaria i bashkohet një rrjeti evropian për trajtimin e kancerit

Bullgaria i bashkohet konsorciumit evropian të qendrave kombëtare për trajtimin e kancerit. Para BNR-së, dr. Asja Konsullova theksoi se për këtë është punuar për shumë vite, “sepse pacienti bullgar meriton të trajtohet në një qendër kanceri dhe në..

botuar më 24-07-08 5.03.MD