“Kerana dhe Kozmonautët” është një grup relativisht i ri, me prezencë si në skenat e festivalit, ashtu edhe në klubet në vendin tonë. Kerana është pseudonimi artistik i vokalistes, ndërsa "kozmonautët" janë Pavell Vidov /kitarë/, Elena Illçeva /bas/, Presllav Peev dhe Nikollaj Bobçev /saksofon/, Dimitër Pençev /bateri/ dhe Stoill (Stu) Ivanov, i cili hyn në role të ndryshme, prandaj e paraqitin si +1.
Muzika e tyre është një përzierje dinamike e reggae, ska, punk, funk, hip-hop. Vitin e kaluar, në tregun muzikor u përhap albumi i ri i grupit “Ursa Miner”, nga i cili është kënga “Çfarë po ndodh”. Muzika dhe aranzhimi janë vepër e të gjithë pjesëmarrësve në grup, ndërsa teksti është i Keranës. Ai tregon për jetën e përditshme të shumë prej bashkëkohësve tanë të rinj.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
“Bërë për mua” është kënga e tretë prej autore e këngëtares së re dhe të talentuar Elia Todorova, të cilën ajo vetë e cilëson si më dinamike në repertorin e saj. Dy projektet e suksesshme - "Re" dhe "Mjedra" - i sollën asaj popullaritet si solo..
Një nga ngjarjet kulturore më të pritura gjatë verës në Sofje fillon nga sot. Për vitin e 13-të, festivali A to JazZ do ta transformojë Parkun Jugor 2 në një skenë urbane kulturore të përbashkët, krijuese dhe miqësore me mjedisin. Dashamirët e muzikës..
Në fund të qershorit, kur gjithnjë e më shumë e ndiejmë erën e detit, një ekip brezash të ndryshëm ringjallën në një version të ri një këngë nga e kaluara e afërt me titullin - "Erë deti". Në fund të vitit të kaluar, Kalina Batkova, e njohur me emrin..
Në mes të verës së nxehtë, Ljubo Kirov nuk ndalet së krijuari. Menjëherë pas premierës së albumit të tij "Zemra e re" dhe shfaqjes së koncertit të tij..
Për të pestin vit radhazi, Sofia Summer Fest - festivali veror i Sofjes - do të ofrojë përjetime të paharrueshme në kulmin e verës. Në Parkun e..