Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fëmijët bullgarë në Vjenë krijuan një libër në internet për Vasill Levskin

“Për Vasill Levskin me dashuri”. Me këtë libër të vogël fëmijët nga shkolla bullgaro-austriake “Shenjtorët Kirill dhe Metodij” në Vjenë ndajnë mendimet e veta më të pastra për Apostullin e lirisë bullgare - “djali me sytë bojë qielli, i cili ka mundur të kërcejë si një luan....”

Në një vit pandemik, në të cilin takimet sy më sy dhe përjetimi i përbashkët i mendimeve të ndara, ndjenjave dhe emocioneve qenë shtyrë për një të ardhme të papërcaktuar, nxënësit bullgar në kryeqytetin austriak mblodhën në një libër në internet piktura të veta, vjersha, ese dhe intervista, me të cilat të nderojnë përvjetorin e varjes së Vasill Levskit.

“Në një takim pedagogjik i shpërndamë detyrat dhe dy-tre javë grumbullonim materiale - tregon mësuesja Simona Zaharieva. Nxënësit më të vegjël duhej të pikturonin, klasat e mesme morën pjesë me intervistë dhe tregim, kurse më të mëdhenjtë shkruan vjersha dhe tekste

Derisa dëgjojnë histori dhe kërkojnë materiale, fëmijët jo thjesht e njohin heroin më të nderuar bullgar, por dhe mundohen të dallojnë dhe të njohin veten e vet në ato tipare të tij të përgjithshme njerëzore, të cilat na bëjnë personalitete - në të kaluarën, sot, derisa ekziston bota.


“Ai ka bërë gjëra të shumta për atdheun, ka qenë njeri i mirë, i fort dhe i guximshëm, u ka ndihmuar shumë njerëzve, ka luftuar që Bullgaria të bëhet një vend i lirë, vetëm ai ka mundur që të kapërcejë një hendek të madh - në këtë mënyrë fëmijët nga shkolla bullgare në Vjenë përshkruajnë pamjen e Vasill Levskit. Dhe në mënyrë fare të sinqertë tregojnë përpara Radio Bullgarisë:


Samuill 10 vjeç: Do të doja që të kërcej kaq gjatë dhe të jem i guximshëm si ai.

Hristo 12 vjeç: Heronjtë e kohës së sotme, të cilët i përngjajnë Levskit janë mësuesit dhe sportistët.

Anna 10 vjeçe; Derisa e ri pikturova portretin e tij, një përshtypje më të madhe më bënë sytë e tij bojë qielli, floku i verdhë, dhe mirësia e cila buron nga fytyra e tij.

Presian 10 vjeç: Për herë të parë dëgjova për Levskin nga prindërit e mi, të cilët më treguan  se ka qenë një njeri i madh dhe se duhet të më jetë si shembull, sepse ai na mëson që të mos të dorëzohemi.

Maria Mlladenova 10 vjeçe: Mirësia dhe forca e tij më shërbejnë si një shembull.

Maria-Marina 10 vjeçe: E di se ka heronj modern, por nuk i kam takuar, do të doja të jem e mirë si Levski dhe tu ndihmojë njerëzve.

Simeon 10 vjeç: Ai mund të na jetë si shembull për nder dhe guxim-unë po kështu i posedoj këto cilësi.

Sipas Simona Zaharievës Vasill Levski  është një simbol kombëtar-çdo një bullgar duhet ta njohë, të ketë diçka prej tij dhe të luftojë për liri. Në lidhje me 149 vjetorin  nga varja e tij (më 18 shkurt 1873) nxënësit do të kenë një mësim special, në të cilin të thellojnë  bisedën e filluar për rolin e personalitetit në histori, për rëndësinë e Levskit dhe cilësitë, të cilat e dallojnë nga bashkëkohësit e tij.


Afro 400 bullgarë-që nga kopshti deri në klasën e 12, çdo javë mësojnë gjuhën e vet amtare, historinë, traditat në shkollën bullgare në  Vjenë. Disa nxënës madje janë fëmijë të nxënësve të parë, thotë me krenari pedagogjia.

“Ne vazhdimisht krijojmë ndonjë gjë - vazhdon ajo. Dhe meqenëse gjatë këtij viti kemi jubile, përpara ca kohe shpallëm një konkurs ndërkombëtar – “30 vjet shkollë bullgare”. Po përgatitemi po kështu për një festë, si dhe për konferencë. Shpresojmë që gjërat  të cilat po i planifikojmë, të mund të realizohen duke marrë parasysh faktin se në kohën tonë të pandemisë është mjaft e vështirë të mund të bëhen plane afatgjata.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Simona Zaharieva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një peticion insiston për shpalljen e rezervatit të parë detar në Bullgari

Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..

botuar më 24-10-31 6.05.PD

Moldavia ka zgjedhur një të ardhme pro-evropiane, por duhet ta çimentojë atë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..

botuar më 24-10-30 2.20.MD

Eksploruesit polarë bullgarë dhe francezë tregojnë për sfidat në Antarktidë

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..

botuar më 24-10-30 6.10.PD