Rastet e reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit janë 4626. Sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit, 18,46% e 25 056 testeve të kryera janë pozitive. Të shtruarit në spitale janë 5545, nga të cilët 588 janë në reanimacion. Të porsapranuarit në spitale janë 633 dhe 85,15% e tyre nuk janë vaksinuar. Në 24 orët e fundit kanë vdekur 105 persona dhe 89.52% e tyre nuk janë vaksinuar. 9866 pacientë u raportuan të shëruar.
Shumica e rasteve të reja janë në Sofje - 989, Varna - 740, Burgas - 420 dhe Plovdiv - 382.
Numri i të imunizuarve gjatë 24 orëve të fundit është 5703. Në Bullgari janë tashmë 2 034 242 persona me cikël të përfunduar vaksinimi dhe 666 736 me tre doza.Plovdivi u zgjodh kryeqyteti më i mirë i verës në Evropë për vitin 2025, sipas një sondazhi të organizatës turistike European Best Destinations, njoftoi kryetari i bashkisë së qytetit Kostadin Dimitrov. Në sondazhin e mbi 284 000 njerëzve nga 82..
Ekziston një tendencë e qëndrueshme drejt uljes dhe kontrollit të presionit të migrantëve, tha për bTV, drejtori i Drejtorisë së Policisë Kufitare, kryekomisioneri Anton Zllatanov. “Kur mora detyrën kishim ditë me mbi 1500 tentativa për të kaluar..
Industria bullgare e mbrojtjes ka një potencial të madh, dhe duhet ta inkurajojmë atë, tha për bTV ministri i jashtëm Georg Georgiev. Mendoj se partneriteti strategjik mes BE-së dhe SHBA-së duhet të vazhdojë, vuri në dukje ai, duke shtuar se gjithçka..
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) duhet të kryejë rinumërimin e rezultateve të zgjedhjeve që iu caktua nga Gjykata Kushtetuese (KQ). Kjo do të sqarojë..
Kuvendi Popullor po zhvillon një seancë të jashtëzakonshme, në të cilën deputetët po dëgjojnë kryesinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe të..
Partia “Vëzrazhdane” i dërgoi kërkesë zyrtare presidentit Rumen Radev për shpalljen e referendumit për ruajtjen e levës bullgare, shkroi në Facebook..