E marta do të nisë me temperatura minimale ndërmjet 3° dhe 7°, për Sofjen rreth 3°. Gjatë ditës do të mbajë mot me vranësira, në shumë vende me reshje. Do të fryjë ajër i ftohtë me erë mesatare deri të fortë. Me uljen e temperaturave pasdite në pjesën e përparme të Ballkanit dhe në zonat malore të Bullgarisë Perëndimore, reshjet e shiut do të kalojnë në dëborë. Temperaturat maksimale do të jenë nga 4° në rajonet veriperëndimore deri në 15° në juglindje, për Sofjen deri në 5°. Në 15 nga 28 qarqet e vendit ka paralajmërime për erëra të forta, priten edhe shtrëngata.
Mbi malet do të mbajë vranësira, me reshje shiu mbi 1500 m. Do të bjerë borë. Sasi të konsiderueshme priten në rajonin Rilla-Rodope, Sredna Gora dhe në pjesën e përparme të Ballkanit. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë deri në 5°, në 2000 m rreth minus 1°.
Të mërkurën pritet mot me vranësira dhe reshje lokale.Mëngjesin e së enjtes do të krijohet mjegull në ultësira dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 dhe 5°, në rajonet ekstreme lindore 8-10°, në Sofje rreth 1°. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 17°, më të ulëta, deri..
“Bullgaria Demokratike” (DB) përmes një mesazhi për mediat deklaroi se kërkon që propozimet për kryeministër dhe përbërja e Këshillit të Ministrave të diskutohen në një takim lidershipi dhe pas arritjes së marrëveshjes përfundimtare të menaxhimit...
Seanca e re plenare e Kuvendit Popullor nisi me deklarimet për prioritetet e partive. Për GERB-SDS detyrë kryesore është formimi i një qeverie të rregullt dhe një mazhorancе të qëndrueshme qeverisëse, deklaroi deputeti Toma Bikov. Ai shpjegoi se në javët në..
Më 7 janar shënojmë 80 vjet nga të ashtuquajturat "Krishtlindjet e Përgjakshme". Më 7 janar 1945, në Maqedoninë e Vardarit filloi therja masive dhe..
Bisedimet për formimin e qeverisë së rregullt në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor nuk janë të rinovuar në këtë fazë. Kujtojmë se në..
Ministrja në detyrë e financave Ljudmilla Petkova mbrojti parametrat në projektbuxhetin për vitin 2025 para deputetëve të komisionit buxhetor. Ajo..