Ushtria ruse ka intensifikuar bllokadën e Harkovit dhe ka përkeqësuar situatën humanitare në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, është bllokuar edhe Hersoni në grykën e Dnieperit. Një kolonë ushtarake ruse me gjatësi 40 kilometra po përparon për në Kiev. Nuk ka rezultate nga bisedimet me Rusinë, deklaroi Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski në një fjalim të jashtëzakonshëm drejtuar kombit.
Presidentët e tetë vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, përfshirë Rumen Radev, i bënë thirrje BE-së që t'i japë menjëherë Ukrainës statusin e kandidatit për anëtarësim dhe të fillojë negociatat për pranimin e vendit në BE.
Me kërkesë të qeverisë, më 1 mars parlamenti bullgar do të diskutojë shkarkimin e Ministrit të Mbrojtjes Stefan Janev për shkak të qëndrimit të tij personal për luftën në Ukrainë. Është thirrur një protestë para Parlamentit në mbështetje të Janevit, ndërsa më 28 shkurt qytetarë të pakënaqur protestuan para Këshillit të Ministrave dhe kërkuan që Bullgaria të shpallë neutralitet përballë agresionit rus.
Sot, Këshilli i Mediave Elektronike do të vendosë nëse do të kufizojë përkohësisht televizionin rus në Bullgari.
4 autobusë me bullgarët e evakuuar nga Kievi dhe të gjitha makinat e Ambasadës bullgare janë tashmë në territorin moldavian dhe po udhëtojnë drejt Bullgarisë. Mes 200 personave të evakuuar ka shtetas bullgarë, ukrainas, amerikanë, maqedonas еtj. Bullgaria ka pranuar tashmë më shumë se 7000 refugjatë nga Ukraina.Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i qetë. Të mërkurën para mesditës do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Pasmesditës nga veriperëndimi do të fillojnë të zhvillohen vranësira grumbulluese-shiu...
Për herë të parë, nga Baza Antarktike Bullgare në ishullin Livingston do të studiojnë në detaje pulsimet në jonosferën e Tokës të shkaktuara nga stuhitë diellore, aktiviteti i koronës diellore. Kjo parashikohet në projektin e parë bullgar të..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev deklaroi se asnjë ushtar bullgar nuk do të dërgohet në Ukrainë dhe NATO nuk ka ndërmend të dërgojë trupa atje. Gllavçev u përgjigj pyetjeve aktuale të mediave dhe qytetarëve gjatë një..
Formimi i paketës së radhës të ndihmës për Ukrainën është në fazën përfundimtare dhe ajo mund t'i paraqitet Këshillit të Ministrave sot. Këtë e bëri të..
Plani i Maqedonisë së Veriut për fondet nga plani i BE-së për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor u përgatit dy javë më parë dhe vendi është në pritje të..
Gjatë natës , kryesisht në Bullgarinë Verilindore do të ketë rritje të përkohshme të vranësisë dhe në disa rajone reshje të shkurtra shiu me bubullima...