Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Evakuimi i bullgarëve nga Ukraina do të vazhdojë

Foto: mfa.bg

Të gjithë bullgarët që kanë shprehur dëshirën për t'u evakuuar do të largohen nga Ukraina edhe pasi të mos ketë më diplomatë bullgarë atje. Kjo do të bëhet në bashkëpunim me përfaqësitë e partnerëve tanë nga BE-ja dhe NATO-ja, tha Ministrja e Jashtme Teodora Gençovska për Nova TV.

Ajo sqaroi se qendra urgjente në Ministrinë e Jashtme është e hapur 24 orë në ditë dhe bullgarët nga Kievi dhe Harkovi mund të evakuohen. Territori është shumë i madh, ka raste të veçanta në vende të izoluara, po mundohemi t'i grupojmë, por e mira është se numri i atyre që dëshirojnë të evakuohen ka rënë në mënyrë drastike, sqaroi Gençovska.

Sanksionet e diskutuara kundër Rusisë janë vetëm brenda BE-së, shpjegoi Ministrja e Jashtme.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

SHBA sanksionoi 3 kompani në Bullgari për eksporte të ndaluara në Rusi

Kompanitë bullgare janë sanksionuar nga SHBA për mbështetjen e industrisë ushtarake ruse. Sipas Departamentit të Shtetit dhe Departamentit të Thesarit në Uashington, ata kanë furnizuar komponentë avionësh etj. të cilat Rusia i ka përdorur për të..

botuar më 24-10-31 9.28.PD

KQZ njoftoi shpërndarjen përfundimtare të mandateve në Parlamentin e 51-të

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njoftoi shpërndarjen përfundimtare të mandateve në Asamblenë e 51-të Kombëtare pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura në Bullgari më 27 tetor. Në parlament hyjnë 8 parti , njoftoi kryetarja..

botuar më 24-10-30 7.53.MD

Parashikimi i motit për 31 tetorin 2024

Dukshmëria do të jetë e reduktuar vende-vende në lugina dhe ultësira mëngjesin e së enjtes . Përgjatë rrjedhës së Danubit do të ketë mjegull. Temperaturat minimale do të jenë nga 4° deri në 9°, në Sofje 5°. Gjatë ditës do të jetë me diell...

botuar më 24-10-30 7.35.MD