Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 2 marsin

Rritje minimale e temperaturave ditore të mërkurën

Foto: arkiv

Të mërkurën temperaturat minimale në mëngjes do të jenë nga minus 6 deri në minus 1 gradë. Në vend do të ketë vranësira të konsiderueshme. Në Bullgarinë Verilindore dhe në pjesën e përparme të Ballkanit priten reshje bore. Brenda mesditës mbi Bullgarinë Jugore vranësirat do të shpërndahen. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga minus 3 deri në 8 gradë. Në Sofje temperatura minimale do të jetë minus 6, ajo maksimale deri në 3 gradë.

Në male do të mbajë vranësira dhe në shumë vende do të bjerë borë. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë veriperëndimore. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë rreth 0°, nga 2000 m deri në minus 8°.

Për festën kombëtare të 3 marsit moti do të mbetet thuajse i pandryshuar.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministria e Mjedisit: Numri i zogjve të ngordhur është shumë i lartë për vendin

Me përjashtim të mbi 1000 zogjve të borës së malit (Fringilla montifringilla) të ngordhur më 1 janari 2025, në Qendrën e Shpëtimit të Kafshëve të Egra “Ballkani i Gjelbër”, ka të dhëna edhe për një numër më të vogël të shpendëve këngëtarë të ngordhur në..

botuar më 25-01-03 6.36.MD

Presidenti: Shteti duhet të garantojë kushtet për unitetin e Kishës Ortodokse Bullgare

Në një takim me Presidentin Rumen Radev, Shenjtëria e tij Patriarku bullgar Daniill e informoi atë për pasojat e vendimit përfundimtar të gjykatës për mundësinë e regjistrimit të një "kishe ortodokse" paralele. Gjatë bisedës Radev theksoi se Kisha Ortodokse..

botuar më 25-01-03 4.06.MD

Turizmi pritet të fitojë 300 milionë lela në vit nga hyrja jonë në Shengen

Rreth 300 milionë leva shtesë është dimensioni financiar i anëtarësimit tonë të plotë në zonën Shengen, bëri të ditur ministri i turizmit në detyrë Evtim Milloshev. Kjo parashikohet në një analizë paraprake, sipas së cilës përfitimet direkte për..

botuar më 25-01-03 10.31.PD