Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgari mesjetar i ka dhënë bukë një të panjohuri për t'u mbrojtur nga e keqja

Foto: arkiv

I quajmë specat e mbushura, musakanë, fasulen në poçe, turlinë-gjellë tradicionale kombëtare, por shumë pak njerëz dinë se produktet në to erdhën në tavolinën tonë mezi gjatë shekullit të 19 nga Amerika. Duke e kuptuar këtë fakt, kulturologia Petja Krusheva zhytet në thellësitë e kuzhinës mesjetare bullgare për të studiuar jo vetëm ushqimin, por edhe mënyrën se si njeriu i asaj kohe i jepte kuptim botës.  

Bota rreth nesh ka qenë burimi kryesor i ushqimit për njerëzit e trojeve tona. Gjatë dimrit ata kanë ngrënë gjellë me mish, kurse menjëherë pasi ka filluar të ngrohet, kanë ngulmuar tek gjelbërimet dhe zarzavatet. Mjerisht, dhe sot e kësaj dite nuk është gjendur një përmbledhje kulinareje nga ato kohëra, prandaj për kuzhinën bullgare nga periudha mesjetare gjykojmë në bazë të të dhënave në biografi dhe librat teologjikë, nga dëshmitë e kalorësve dhe udhëtarëve.

“Ka tre dorëshkrime nga fillimi i shekullit të 16 - në sllavishten jugore, në gjuhën e Prizrenit dhe në atë maqedonase, prej të cilave kanë mbetur vetëm disa fletë -tregon Petja Krusheva. Në to përmenden rregulla sesi të ushqehemi gjatë 12 muajt e vitit. Këta kalendarë dietik të cilët kanë qenë karakteristik për Mesjetën janë bërë me qëllim që njeriu të mos ketë probleme të mëdha shëndetësore. Dhe pavarësisht se termi “ushqim shëndetësor” akoma të mos ketë ekzistuar, në atë kohë iu kushtua një rëndësi të madhe ushqimit”.

Gjatë formimit të tavolinës së bullgarit mesjetar nuk ka pasur asgjë të rastit, pohon kulturologia. Çdo një ngrënie ka filluar dhe ka përfunduar me lutje për lavdi ndaj Zotit. Çfarë do të konsumojë personi i veçantë është varur jo vetëm nga gjendja e tij sociale, por po kështu dhe nga dhuratat sezonale dhe nga normat fetare. Kurse, kush pranë kujt do të ulet, pamja dhe larmia e gjellëve - e gjithë kjo e ka plotësuar ritin i cili simbolizon qëndrimin dhe nderimin ndaj mikut të caktuar.

“Buka ka zënë një vend qendror në kulinarin mesjetare - e vazhdon tregimin e vet Petja Krusheva. Ajo është jo vetëm një simbol i ushqimit, por dhe një mjet shërues, sepse është mishi i Krishtit, d.m.th. një grimcë hyjnore. Buka është e lidhur me të gjithë jetën e njeriut - me vazhdimin e fisit, me pasurinë dhe kuptohet me Hyjninë. Prandaj buka nuk mund të hidhet, ajo mbështillet në një shami të posaçme të quajtur bullgarisht mësallë, e endur në të bardhë, blu, të kuqe ose të verdhë - ngjyrat e diellit, të anës shpirtërore”.  Në përgjithësi ushqimi është ngarkuar me simbole të shumta.


“E panjohura gjithmonë është lidhur me të keqen  - thotë Petja Krusheva për mosbesimin, me të cilin njeriu mesjetar i afrohej çdo gjëje të huaj, përfshi dhe ndaj ushqimit nga vendet e largëta. Mbase sepse jetojmë në një udhëkryq dhe nga këtu kanë kaluar popuj të shumtë - zakonisht militantë, njeriu i zakonshëm ka krijuar përfytyrimin se, tjetri është armiku i tij, se gjithmonë vjen me një të keqe fillestare. Edhe sikurse të jetë paqësor, pas tij do të shfaqen shenja, sëmundje dhe e gjithë kjo do të çojë në ndonjë fatkeqësi për familjen, fisin, fshatit. Kur gratë kanë marrë vesh se do të vijnë miq të tillë për vizitë, ato shumë shpejt kanë gatuar bukën më të thjeshtë vetëm me miell dhe ujë  dhe akoma të ngrohtë e kanë ofruar me besimin, se në këtë mënyrë do t’i zbusin. Mbase dhe pikërisht kështu ka lindur dhe  mikpritja jonë e njohur - jo aq nga dëshira të ushqejmë të lodhurin, por që të ruhemi.”

Sido gjatë shekujve që të jenë pasuruar shijet, larmia e produkteve dhe mënyra e përgatitjes së tyre, çfarëdo kuptimi, qëllimi dhe besëtytnie që të jetë investuar në to, ushqimi dhe sot vazhdon të na bashkojë dhe të na josh. “Dhe le të mos harrojmë , se çdo një luftë ka përfunduar me një marrëveshje paqësore, të lidhur pikërisht në tavolinë”, shton Petja Krusheva.

Përpiloi: Diana Cankova /në bazë të intervistës së Ljudmilla Sugarevës nga BNR-Plovdiv/

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tingulli i gajdeve do të dëgjohet mbi livadhet e Ilindenit me rastin e tubimit në fshatin Gella

Me rastin e tubimit tradicional në fshatin Gella , nga sot, 2 gusht, deri në të dielën, 4 gusht, në livadhet e Ilindenit do të tingëllojë një program pesëmbëdhjetëorësh me muzikë autentike të Rodopeve. Pritet që eventi të tërheqë mijëra..

botuar më 24-08-02 8.05.PD

Festivali i qëndistarisë paraqet traditën e qëndisjes në fshatin Vardim

Vazhdon festivali treditor i qëndisjes për banorët dhe mysafirët e fshatit Vardim në rajonin e qytetit Svishtov. Ajo zhvillohet në sheshin pranë Vatrës së Kulturës "Trudoljubie 1907", njoftuan organizatorët. Festivali promovon një pjesë..

botuar më 24-07-27 7.35.PD

Në Aksakovo u krijua grupi i parë i vajzave - gajdexhinj në Bullgari

Në qytetin Aksakovo, rajoni i Varnës, u krijua grupi i parë bullgar i gajdexhinjve vetëm me vajza. Këtë e bëri të ditur Nikolla Georgiev, drejtues i Shkollës së Gajdexhinjve “Trakia”, pranë së cilës u formua grupi. Ivelina, sijana, Sara, Kalina,..

botuar më 24-07-24 10.37.PD