Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çfarë do të thotë të bëhesh nënë jashtë atdheut

Ju takojmë me bullgaren Gabriela Peloiu nga Rumania

Foto: pixabay

Të ndërtosh jetën tënde në një vend të ri dhe të ndryshëm është gjithmonë një sfidë. Ajo është edhe më e madhe për një grua e cila është gjendur me dhunë në një situatë të tillë, një sfidë, me të cilën u përballën mijëra gra ukrainase që nga 24 shkurti. "Ajo që po ndodh në një vend si Ukraina në shekullin 21 është e papranueshme," tha Gabriela Peloiu, një grua bullgare 30-vjeçare, e cila tashmë dy vjet jeton me familjen e saj në Râmnicu Vâlcea, Rumani. Sipas saj, në javën e parë që nga fillimi i luftës, më shumë se 10 000 ukrainas kanë hyrë në Rumani, shumica e të cilëve tashmë janë larguar. “Ne jemi mjaft larg kufirit ukrainas dhe këtu nuk ka aq shumë frikë, por të gjithë komentojnë se çfarë po ndodh. Asnjë nga njerëzit që njoh nuk i mbështet sulmet ushtarake të Rusisë. Njerëzit janë të trembur, por nuk ka panik. “Mos u frikësoni”, tha Gabriela. Ajo është e bindur se shteti rumun i ndihmon të gjithë ukrainasit aq sa mundet.

Vetë Gabriela e di se sa e vështirë është ta nisësh jetën nga e para – e ka bërë dy herë, por gjithmonë me dëshirë të saj, duke pasur të drejtën e zgjedhjes.

Ajo ka jetuar me burrin e saj në Britaninë e Madhe për gati gjashtë vjet, por kur vendosin të hedhin hapin tjetër në marrëdhënien e tyre dhe të krijojnë një familje, del se as Mbretëria e Bashkuar dhe as Bullgaria nuk janë vendet e përshtatshme për ta bërë këtë:

“Do të ishte jashtëzakonisht e vështirë për ne në Angli, sepse pagimi i shtetit për nënat që kujdesen për foshnjën e tyre është vetëm 9 muaj.

“Prandaj vendosëm të shkojmë në atdheun e tij - Rumani. Kishim një ide për të hapur një biznes që e zhvilluam shumë mirë. Për burrin tim do të ishte shumë e vështirë të fillonte të punonte në Bullgari pa e ditur gjuhën, e cila është shumë e vështirë për t'u mësuar. Përveç kësaj nuk jemi shumë larg të afërmve të mi dhe shpesh udhëtojmë në Bullgari”.

Gabriela thotë se kushtet sociale për prindërit e rinj në Rumani janë shumë të mira. Ashtu si në Bullgari, nënat marrin pagesë nga shteti për të rritur foshnjat e tyre në vazhdim të dy viteve, por ndryshe nga vendlindja e saj, përfitimi nuk ndryshon gjatë gjithë periudhës. Sigurisht që bullgarja ka hasur shumë vështirësi. Edhe pse në Rumani ka shumë bullgarë, ata jetojnë kryesisht në Bukuresht dhe Konstancë. Në qytetin ku ajo jeton, qendra e rrethit Râmnicu Vâlcea, ka vetëm një bashkatdhetar tjetër.

“Kur isha shtatzënë, kisha shumë pyetje për mëmësinë dhe rritjen e një foshnje, por në Rumani nuk gjeta asnjë informacion.”

Kështu, në pragun e rolit më të rëndësishëm në jetën e saj – atij të nënës, Gabriela krijoi në vitin 2020 grupin në Facebook “BG Nënat në Rumani”. Sot ajo ka më shumë se 250 anëtarë që ndihmojnë njëri-tjetrin me informacione të ndryshme të dobishme.

Në grup ka edhe rumunë që janë të interesuar ose të lidhur drejtpërdrejt me shoqërinë bullgare.

Megjithatë, Gabriela thotë se "këtu bullgarët nuk janë aq të afërt, të bashkuar dhe sikur të jenë shkrirë me rumunët". Dhe arsyeja, sipas saj, është se jemi mjaft të afërt në mentalitet dhe në mënyrën e jetesës.

Gabriela thotë se rumunët janë tradicionalistë më të mëdhenj, i respektojnë zakonet e tyre kombëtare dhe fetare dhe kujdesen shumë për familjet e tyre. Sa i përket qëndrimit të tyre ndaj grave, ai është i ngjashëm me atë në Bullgari - përpiqen të jenë pak më moderne, por lë për të dëshiruar - thotë Gabriela me buzëqeshje.

Sot, ajo do ta festojë 8 marsin për herë të dytë në jetën e saj si nënë.

“Gjithmonë kam menduar se kjo është dita e nënës, jo dita e gruas, që para se të bëhesha nënë. Në Rumani 8 marsi festohet si në Bullgari - me dhurimin e luleve. Po kështu, më 1 mars, këtu jepen edhe martenica (verore), por sipas traditës rumune ato u jepen vetëm grave, jo burrave, sepse besohet se janë simbol i pjellorisë. Mirëpo, unë i dhurova burrit tim martenca, sipas zakonit bullgar, për shëndet”.

Të gjitha bullgareve që e kanë marrë rolin e nënës larg atdheut, Gabriela u uroi mbi të gjitha shumë forcë dhe durim.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto:arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një projekti ruan traditat dhe zakonet e bullgarëve të Bosilegradit

Shoqata "GLAS" - Bosilegrad mblodhi në një seri prej 25 video-raportesh histori nga e kaluara dhe e tashmja e shumicës së fshatrave të Bosilegradit të banuara nga bullgarë etnikë. Videot mund të ndiqen përmes portalit "Glaspress" dhe Agjencisë..

botuar më 24-12-16 4.04.MD
Foto: Kopshti Zoologjik i Stara Zagorës

Kopshti zoologjik në Stara Zagora ka banorë të rinj

Kopshti Zoologjik në Stara Zagora ka banorë të rinj – derre femërore të llojit Pecari tajacu dhe një majmun mashkull të llojit Cebus të quajtur Llëço. Kafshët mbërritën nga Kopshti zoologjik i Sofjes në bazë të një marrëveshjeje për mbarështim. Praktika..

botuar më 24-12-15 7.25.PD

Muzeu i Shkencave Natyrore i Plovdivit po pret një "Festival të Akullit"

Në Muzeun Rajonal të Shkencave Natyrore të Plovdivit po mbahet “Festivali i Akullit” treditor, i cili do të zgjasë deri më 15 dhjetor. Festivali i kushtohet Ditës Botërore të Antarktidës (1 dhjetor) dhe është pjesë e një sërë iniciativash të organizuara..

botuar më 24-12-14 7.35.PD