Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri Kirill Petkov do të insistojë për mbështetje financiare nga BE-ja për shkak të luftës në Ukrainë

Takimi i liderëve të vendeve nga BE-ja në Versajë
Foto: BGNES

Në takimin e liderëve të BE-së në Versajë, Kryeministri Kirill Petkov do të insistojë për mbështetje financiare nga partnerët evropianë të të gjitha vendeve afër luftës në Ukrainë. "Duhet të shohim se ka mbështetje në nivel evropian për refugjatët - jo çdo vend mund të luftojë vetë," vuri në dukje ai. Kirill Petkov tha gjithashtu se Bullgaria duhet të mendojë për një skenar në të cilin Rusia do të ndalojë gazin. “Nuk besoj se kjo do të ndodhë, por e vetmja mënyrë për të përballuar një rast të tillë është ndalimi i eksportit të energjisë elektrike”, ka shtuar ai.

Nga 1 prilli deri më 31 maj do të forcohet mbrojtja e hapësirës ajrore të Bullgarisë me ndihmën e dy avionëve të Forcave Ajrore të Holandës, sipas një vendimi të qeverisë. Avionët nuk do të lejohen të përdorin armë, përfshirë zjarrin paralajmërues.

"Nuk kam asnjë vërejtje për shërbimet," tha Ministri i Mbrojtjes Dragomir Zakov në Kuvendin Popullor më herët sot. Dje, “Bullgaria Demokratike”, e cila është një partner koalicioni në qeveri, shprehu frikën se shërbimet speciale nuk disponojnë informacion të besueshëm në mënyrë që udhëheqja e lartë shtetërore të marrë vendimet e duhura në këtë moment të vështirë. Si një shembull ishte dhënë parashikimi i pasaktë se një ofensivë në shkallë të gjerë ruse kundër Ukrainës është joreale në muajt e ardhshëm. “Shërbimet japin informacion të saktë, por ndonjëherë ka dallime në vlerësimet në fund – kjo ishte më shumë për fillimin e krizës”, theksoi Ministri i Mbrojtjes.

Tashmë ka propozime nga ana e aleatëve se si të plotësohet grupi i batalionit që po formon vendi ynë për të forcuar krahun lindor të NATO-s, deklaroi Ministri Dragomir Zakov pas mbledhjes së mbyllur të komisionit parlamentar të mbrojtjes. Ai saktësoi se grupi mbetet në territorin tonë, por do të udhëhiqet nga komandanti i forcave të armatosura të NATO-s.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 27 shtatorin

Të premten do të jetë me diell dhe temperaturat gjatë ditës do të rriten. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 16°, në Sofje 11°. Maksimumi do të jetë nga 28 deri në 33°, në kryeqytet do të jetë 29°. Në Detin e Zi do të..

botuar më 24-09-26 7.40.MD

Bullgaria është e kërcënuar me sanksione nga KE nëse nuk përshpejton miratimin e projekteve të energjisë së rinovueshme

Komisioni Evropian i bëri thirrje Bullgarisë dhe 25 vendeve të tjera të BE-së të vendosin rregulla për të përshpejtuar procedurat për dhënien e lejeve për projektet e energjisë së rinovueshme. Rregullat e reja duhej të hynin në fuqi deri më 1 korrik..

botuar më 24-09-26 4.44.MD

Bullgaria ka pavijonin e saj në forumin botëror "Turizëm Ekspo Japoni"

Ekipi i Ambasadës Bullgare në Tokio përfaqëson vendin tonë në forumin "Turizëm Ekspo Japoni", i cili mbahet nga 26 deri më 29 shtator në kryeqytetin japonez, njoftoi misioni diplomatik në faqen e saj në Facebook. "Turizëm Ekspo Japoni" është një..

botuar më 24-09-26 4.31.MD