Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Planetariumet bullgare ofrojnë një shëtitje të imagjinatës në hapësirën kozmike

Foto: arkiv

Udhëtime në kohë dhe në hapësirë me shpejtësinë e dritës dhe me imagjinatën tonë - këtë e ofrojnë planetariumet në Bullgari. Më i madhi tek ne gjendet në qytetin Smoljan. Ai hap dyer për herë të parë gjatë vitit 1975. Është i pajisur me një sallë të rrumbullakët me yje dhe me një tavan në formë kupole, i cili rikrijon një kopje të saktë të qiellit të vërtetë me yje.

Për këtë qëllim përdoret një teknologji e posaçme, përmes së cilës rikrijohet lëvizja e trupave qiellore në Sistemin Djellor.

Salla e yjeve në planetariumin në kryeqytetin tonë detar Varna është me një kapacitet prej 80 vendeve dhe është i pajisur me të ashtuquajturin “Lavjerrës i Fukosë”, që është i vetmi në Ballkan.

Disa janë planetariumet në Bullgari. Përveç në qytetin Smoljan dhe në Varna do të gjeni të tilla dhe në qytetet Dimitrovgrad, Jamboll, Stara Zagora dhe Gabrovo. Kurse në kompleksin “Kamçia” në afërsi të Varnës punon dhe një planetarium i ri digjital. Përveç kësaj, një planetarium digjital ekziston që nga viti 2015 dhe në qytetin Plovdiv, mësojmë nga reportazhi i Desisllava Semkovës, i përfshirë në koleksionin e Radio Bullgarisë.

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Insistojnë që Bazilika Episkopale e Filipopolit të hyjë në listën e UNESCO-s

Bazilika Episkopale e Filipopolisit është një shembull i gjallë se si mbështetet zhvillimi i turizmit kulturor bullgar, tha ministri në detyrë i turizmit Evtim Milloshev në takimin me Nancy Schiller, presidente e Fondacionit "Amerika për..

botuar më 24-08-22 10.19.PD

Udhëtimet falas të Open Vratsa, të cilat shpalosin bukurinë e Vracës dhe Ballkanit të Vracës

Duke filluar nga kjo verë, vizitorët në Vraca mund të eksplorojnë qytetin malor përmes turneve plotësisht falas me guidë sipas modelit të turneve të ngjashëm që ofrohen në qytetet kryesore evropiane . Ideja është që vizitori i cili është ne..

botuar më 24-08-14 7.45.PD

7 nga shpellat më të bukura dhe misterioze në Bullgari

Në Bullgari ka më shumë se 5 mijë shpella, secila më misterioze dhe e paarritshme, secila me historinë, bukurinë dhe misteret magjepsëse. Disa nga këto thesare të vërteta nëntokësore janë të rregulluara dhe mirëpresin turistët. Ju sjellim..

botuar më 24-08-13 7.05.PD