Kryetari i GERB-it dhe ish-kryeministri Bojko Borisov u rizgjodh unanimisht në postin e liderit të GERB-it në mbledhjen kombëtare të partisë ditën e diel, më 13 mars. “Në kohë lufte, komandantët nuk ndryshojnë”, tha ai, duke propozuar që të mbeten në poste edhe dy zëvendësit e tij, Tomisllav Donçev dhe Daniell Mitov.
Në një deklaratë politike, GERB njoftoi se do të punojë për një qeverisje të re të vendit, duke ndjekur strategjinë për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme. Përveç kësaj ai do të formojë një qeveri në hije. Sipas partisë opozitare GERB, qeveria e tanishme ka dështuar përsa i përket luftës në Ukrainë, politikës sociale, kontrollit të çmimeve dhe inflacionit.Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje,..