Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lufta dhe kafshët

Kafshët shtëpiake të refugjatëve nga lufta gjithashtu kanë nevojë për regjistrim dhe kujdes

Foto: EPA/BGNES

Numri i atyre që ikin nga lufta në Ukrainë dhe të cilët vendosën të mbeten në territorin bullgar që prej kohe tejkaloi 35 mijë dhe vazhdon të rritet me çdo ditë, dhe me të edhe historitë jetike, që janë një shembull për forcën e shpirtit, humanizmin dhe mëshirën në çastet më të tmerrshme. Tani do të përpiqemi të shikojmë tragjedinë jo përmes syve të reporterëve, analistëve dhe politikanëve, por përmes tyre të ... kafshëve shtëpiake. Mijëra kuadro që zbulojnë pasojat tragjike të pushtimit rus të Ukrainës përqendrohen në fytyrat e njerëzve të detyruar të kërkojnë strehim jashtë atdheut dhe në gjestet e mbrojtjes dhe dashurisë për miqtë e tyre katërkëmbësh, të cilët ata i marrin me vete, së bashku me gjërat thelbësore.

“Rusët dhe ukrainasit janë jashtëzakonisht të lidhur me kafshët e tyre shtëpiake. Pothuajse çdo familje ka një mace apo qen, të cilin e pranon si pjesëtar i familjes dhe në rast rreziku e ruan bashkë me fëmijët dhe njerëzit e dashur” – tha trajneria dhe specialiste e sjelljes së qenve Ina Haxhieva para Radio Bullgarisë.

Sigurimi i strehimit të përkohshëm ose afatgjatë, nuk është fundi i udhëtimit dhe shqetësimeve edhe për ata pronarë kafshësh shtëpiake, të cilët planifikojnë të qëndrojnë më gjatë në Bullgari. Përveç për regjistrimin e vet si refugjatë ose azilkërkues, ata duhet të kujdesen edhe për atë të shoqëruesve të tyre me katër putra.

“Shteti ynë ka vendosur një procedurë të lehtësuar për kalimin e kufirit nga kafshët që shoqërojnë udhëtarët nga Ukraina. Megjithatë, ata duhet të paraqesin një njoftim në Agjencinë Bullgare të Sigurimit të Ushqimeve (BABH), pas së cilës ata kanë një periudhë prej 72 orësh për një ekzaminim të plotë veterinar të kafshës. Pas vaksinimit kundër tërbimit, kafsha shtëpiake duhet të izolohet për 21 ditë” - shpjegoi për BNR Dr. Margarita Çankova, Drejtoreshë e “Kujdesit për kafshët endacake” në Fondacionin “Katër Putra”. Ajo shtoi, se klinika e fondacionit në Bankja është e hapur dhe është në gatishmëri t’u japë ndihmë mjekësore falas kafshëve shtëpiake që mbërrijnë tek ne nga Ukraina.

Në klinikë kafshët do të ekzaminohen, do të vaksinohen kundër tërbimit – një kusht i detyrueshëm për të udhëtuar në kufijtë e BE-së, do të trajtohen për parazitët e brendshëm dhe të jashtëm dhe do t’u lëshohen pasaporta veterinare.

Edhe pse e nevojshme, një vizitë e tillë e vetme tek një veteriner mund të mos jetë e mjaftueshme për të përcaktuar efektet e stresit në shëndetin e kafshës.

“Qentë nuk e kanë idenë për rrezikun që përjetojmë ne njerëzit. Të rriturit kemi frikë nga diçka konkrete. Ajo ngre dyshime për aftësinë tonë për të përballuar dhe pyetje nëse do të mbijetojmë, ku do të shkojmë, nëse do të ketë ndonjë gjë për të ngrënë. Nuk është ashtu te fëmijët dhe kafshët – shpjegon Ina Haxhieva. - Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të jemi në gjendje t’i përgatisim fëmijët dhe qentë për situata stresuese, në mënyrë që ata të mund t’i njohin dhe t’i përballojnë ato. Për qentë ky trajnim do të thotë nëse ata janë të aftë të pranojnë me qetësi zhurma të ndryshme  të mprehta – fishek zjarre, sirena, lëvizje ose ngutje të shumë njerëzve, se si sillet kafsha ndërsa është në zinxhir me pronarin e saj. Gjëja më e rëndësishme për qenin në situata të tilla është të ketë një lidhje të fortë emocionale mes tij dhe pronarit të tij”, theksoi specialisti.

Qeni është një kafshë jashtëzakonisht sociale dhe kujdesi për të kërkon jo vetëm plotësimin e nevojave të tij për ujë, ushqim dhe shëtitje, por edhe kujdes për sjelljen e tij dhe shëndetin e tij mendor, prandaj stërvitja e kafshëve me katër putra nuk duhet të kufizohet vetëm në trajnim për të plotësuar komanda – është kategorike Ina. Vet ajo ka mbaruar një akademi speciale në Britaninë e Madhe, ku stërviten trajnerë qensh, me dëshirën për të ndihmuar kafshën e saj të kapërcejë stresin e jetës së tij në rrugë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: EPA/BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD
Prof. asoc. Spas Tashev

Rajonet ku jetojnë bullgarë në Shqipëri është e nevojshme të kenë autonomi administrative

Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..

botuar më 24-11-19 7.30.PD

Një pemë e bukur bullgare e Krishtlindjeve shkëlqen sërish në Muzeun e Industrisë në Çikago

Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..

botuar më 24-11-16 8.40.PD