Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ka gatishmëri për asgjësimin e minave detare në brigjet bullgare

| rinovuar më 22-03-21 12.07.MD
Foto: arkiv

Për shkak të informacionit se minat detare pranë Odesës po lundrojnë në Detin e Zi, si rrjedhim i një stuhie të fortë, duke kërcënuar transportin detar, qeveria bullgare ka njoftuar se po merr të gjitha masat e nevojshme.

Kufijtë detarë bullgarë monitorohen vazhdimisht, si dhe linjat e të gjitha lundrimeve në det. Nëse është e nevojshme, guvernatorët rajonalë dhe Ministria e Mbrojtjes janë gati për të kryer operacione sigurie.

Njoftimi për shtyp i qeverisë i bëri thirrje popullatës në rrethet Dobriç, Varna dhe Burgas të jenë vigjilentë. Kur vërehen objekte të dyshimta në ujë ose në breg, qytetarët duhet të telefonojnë 112.

Minat detare mund të arrijnë në ujërat bullgare jo më herët nga 8 ditë, por ato do të kalojnë larg bregut për shkak të rrymave detare, komentoi për bTV inxhinieri Aleksandër Iliev, drejtor i “Administratës Detare-Burgas”.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria vlerësoi lart Presidencën shqiptare të CEI

Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI), që u mbajt sot në Tiranë. Ndër temat e diskutuara ishte roli i CEI në bashkëpunimin rajonal dhe..

botuar më 24-11-20 3.29.MD

Përpjekja e katërt e pasuksesshme për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor

Përfaqësuesit e popullit nuk arritën të zgjidhnin një kryetar të Kuvendit Popullor në provën e katërt. Nga katër kandidatët, Raja Nazarjan, e propozuar nga GERB-SDS, dhe Sillvi Kirillov, i nominuar nga "Ka një popull të tillë", arritën në balotazh. Raja..

rinovuar më 24-11-20 3.14.MD

Filluan protestat e taksistëve

Taksistët e kryeqytetit janë duke protestuar kundër rritjes së çmimit të sigurimit të detyrueshëm të “Përgjegjësisë Civile”. Në orët në vijim ata do të demonstrojnë pakënaqësinë e tyre para të gjitha institucioneve shtetërore. “Ne duam një moratorium për..

botuar më 24-11-20 10.24.PD